Desktop - General - 1
Bota Postuar më 30 Mars 2023, 09:37

Nafta zbret pranë 78 dollarë për fuçi - Rusia ul më pak se parashikimet eksportet drejt Europës

Nga SCAN TV
Nafta zbret pranë 78 dollarë për fuçi - Rusia ul më

Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë. Të dhënat e publikuara në SHBA që treguan një rënie surprizë të rezervave të naftës gjatë javës së kaluar, u eklipsuan nga lajmet se Rusia nuk e ka ulur prodhimin sikurse deklaroi dhe nga një forcim i lehtë i dollarit amerikan.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 78 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 72 dollarë për fuçi. Referuar të dhënave në SHBA, rezervat e naftës bruto ranë gjatë javës së kaluar, pasi rafineritë ulën prodhimin sepse filluan sezonin e mirëmbajtjes.

Në anën tjetër, sipas të dhënave të Administratës për Informinim mbi Energjinë, importet prekën nivelin më të ulët në 2 vitet e fundit. Rezervat e naftës bruto ranë me 7.5 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 24 mars, në totalin e 473.7 milionë fuçive, ndërsa analistët parashikonin një rritje me rreth 100 mijë fuçi. Ndërkohë, eksportet e Rusisë ranë me rreth 300 mijë fuçi, gjatë muajit mars dhe jo me 500 mijë fuçi sikurse deklaroi Moska zyrtare në fillim të muajit.

SCAN

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
All - General - 3
Desktop - General - 7

Më të vizituarat