Shqipëria Postuar më 30 Mars 2023, 09:53

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!

Nga SCAN TV
Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!

Dollari amerikan është ‘zgjuar’ në vlera pozitive këtë mëngjes pasi në raport em ditën e djeshme ka rikuperuar pikë teksa është blerë sot me 104.3 lekë dhe është shitur me 105.5 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe monedha europiane duket në rritje mëngjesin e sotëm edhe pse vijon të qëndrojë nën kuotën e 114 lekë teksa blihet sot me 113.2 lekë dhe shitet me 113.9 lekë.

Franga zvicerane gjithashtu qëndron në nivelin e 113 lekë por duket në rikuperim e sipër këtë të enjte pasi është blerë sot me 113 lekë dhe është shitur me 114.5 lekë nga dita e djeshme.

Paundi britanik shfaqet i qëndrueshëm pasi krahasuar me një ditë më parë është blerë sot me 128 lekë dhe është shitur me 129.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat