Shqipëria Postuar më 17 Prill 2024, 14:12

Skema e re për energjinë e furrave të bukës - Efektet financiare, OSHEE s’pret rritje të të ardhurave

Nga SCAN TV
Skema e re për energjinë e furrave të bukës - Efektet

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nuk parashikon rritje të të ardhurave nga ndryshimi i çmimit të energjisë për furrat e bukës. Dy ditë pas miratimit të skemës së re të tarifimit për furrat e bukës, që tregtojnë edhe produkte të tjera brumrash, pastiçerie apo që kanë dhe ambiente bari, zbardhen efektet financiare që pritet të sjellë ky vendim në arkën e OSHEE.

Përmes një shkrese drejtuar Entit Rregullator të Energjisë shpegohet se ndonëse do të ketë një rritje të të ardhurave nga ndryshimi në rritje i cmimeve (nga 7.6 lekë/kWh në 9.5 lekë/kWh dhe 12 lekë/kWh) për një pjesë të klientëve aktualë në këtë kategori, pritet të jetë praktikisht e njëjtë me vlerën e pakësimit të të ardhërave nga klientët që kthehen në këtë kategori, nga kategoria “privatë” në tensionin 0.4 kV që aktualisht paguajnë 14 lekë/ kWh.

Kjo, duke marrë nbë konsideratë se shumë prej furrave të bukës kanë kaluar në klasifikimin biznese, për shkak të aktiviteti që ato ushtronin. Sipas OSHEE riklasifikimi i klientëve, vetëm në prodhim mielli dhe furra buke, kanë zvogëluar në vitin 2022, në krahasim me vitin 2021, me 14,814 mWh sasinë e energjisë së shitur.

Skema e re e miratuar hyn në fuqi në datën 1 maj 2024. Sipas saj do të aplikohen 3 fasha të ndryshme, në varësi të aktivitetit që ushtrojnë këto subjekte. Kategoria e parë janë furrat e bukës, që s’kanë asnjë aktivitet tjetër të integruar, ku çmimi do të vijojë të jetë 7.6 lekë/kWh.

Ndërkohë që, për ato ambiente që kanë furra buke, produkte pastiçerie apo dhe produkte të tjera të brumërave, çmimi që do të aplikohet do të jetë 9.5 lekë/kWh. Kategoria e tretë përfshin ato ambiente që janë më të zgjeruara e që kanë të përfshirë bar dhe kafe, për të cilat çmimi do të jetë 12 lekë/kWh.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat