Shqipëria Postuar më 17 Prill 2024, 11:03

Transporti ajror, Shqipëria në krye të listave globale të rritjes - Rama: Krenarë që Shqipëria kryeson në rritjen e trafikut të pasagjerëve

Nga SCAN TV
Transporti ajror, Shqipëria në krye të listave globale të

Trasnporti ajror shqiptar shënon një rekord rritjeje gjatë muajit shkurt. Në një postim në platformën X, kryeministri Rama sjell të dhënat më të fundit Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve ku Shqipëria ka një rritje prej 227 për qind krahasuar me vitin 2019.

“Gjithnjë lart e më lart. Krenarë të ndaj me ju se Shqipëria kryeson në rritjen e trafikut të pasagjerëve edhe për muajin shkurt, krahasuar me 2019. Vendi ynë i bukur është i hapur, vibrant, dhe gati për të mirëpritur botën!”, shkruan kryeministri në komentin që shoqëron të dhënat e fundit nga trasnporti ajror.

Shtimi i shpejtë i numrit të fluturimeve dhe veçanërisht destinacioneve me çmime të ulëta, ka shtyrë më shumë shqiptarë të udhëtojnë me avion, por mbi të gjitha po afron më shumë turistë të huaj në vend.

Sipas statistikave zyrtare, vitin e shkuar numri i pasagjerëve pati rritje të konsiderueshme dhe Aeroporti i Tiranës u rendit i pari në rajon për rritjen e numrit të fluturimeve dhe të pasagjerëve.

Ndërkohë vitin e kaluar Shqipëria kapërceu numrin record të vizitorëve mbi 10 milionë, duke u bërë kështu një nga destinacionet turistike më të kërkuara të Europës. Edhe këtë vit parashikohet që rritja turistike të jetë befasuese.

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat