Rekord pjesëmarrje në zgjedhjet e Parlamentit Evropian - Sipas Eurobarometrit, 2/3 e qytetarëve do të shkojnë në kutitë e votimit

Pothuajse 2/3 e qytetarëve të BE-së thonë se do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Europian. Tëdhënat janë publikuar nga raporti i Eurobarometrit, sondazhi zyrtar i parlamentit, i cili mblodhi opinionet e mbi 26.000 njerëzve në 27 shtetet anëtare.
I publikuar të mërkurën në mëngjes, ky do të jetë sondazhi i fundit i këtij lloji përpara zgjedhjeve në mbarë bllokun, të planifikuara të zhvillohen midis 6 dhe 9 qershorit.
Në total, 71% e të anketuarve deklarojnë se do të votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në gjysmëciklin prej 720 anëtarësh. Kjo paraqet një rritje prej 10 pikësh në krahasim me zgjedhjet e 2019-ës. Në atë kohë, pjesëmarrja arriti në 50.66%, duke përmbysur një trajektore shumëvjeçare të rënies së pjesëmarrjes.
Në të kundërt, 14% thonë se nuk do të votojnë ndërsa 13% mbeten të pavendosur. Qytetarët nga Danimarka - 87%, Holanda - 86%, Suedia - 81%, Finlanda - 79% dhe Gjermania - 78% regjistrojnë përqindjet më të larta të vullnetit për të votuar. Bullgaria shquhet si i vetmi shtet anëtar me një rënie të ndjeshme, duke rënë nga 57% në 2019-ën në 50% në 2024-ën.
Megjithatë, rritja e gjasave për të votuar është një prirje e fortë në të gjithë bllokun dhe përputhet me një angazhim në rritje në zgjedhjet e ardhshme: 60% thonë se janë ‘të interesuar’ ose ‘shumë të interesuar’, një rritje prej 11 pikësh që nga pranvera 2019.
Nga ana tjetër, 27% thonë se “nuk janë shumë të interesuar” dhe 13% thonë se “nuk janë aspak të interesuar”. Eurobarometri u kërkoi gjithashtu qytetarëve të vlerësojnë ‘rëndësinë’ që ata i kushtojnë zgjedhjeve: 53% folën për ‘rëndësi të madhe’, 36% ‘rëndësi mesatare’ dhe 10% ‘rëndësi të ulët’.
Rritja e vëmendjes vjen në një moment vendimtar për bllokun, ndërsa Ukraina përpiqet të frenojë përparimet ruse në fushën e betejës, konflikti midis Iranit dhe Izraelit kërcënon të kalojë në një konfrontim më të gjerë dhe shqetësimet ekonomike të paraqitura nga Kina kthehen në akuza.
Gjendja e paparashikueshme e çështjeve globale duket se rëndon shumë mbi votuesit: 81% thonë se “konteksti edhe aktual ndërkombëtar e bën votimin më të rëndësishëm”.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Turizmi i lundrimit thyen rekorde të njëpasnjëshme - Këtë vit priten 35.7 milionë pasagjerë në të gjithë botën
Çdo rekord i mëparshëm është tejkaluar në vitin 2023 nga turizmi i kroçerave, sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata Ndërkombëtare e Linjave të Kroçerave -......

“Ekonomia globale përballet me vështirësi” - FMN: Kina dhe përshkallëzimi i luftërave janë rreziqet kryesore
Ekonomia globale është e vendosur për një vit tjetër rritjeje të ngadaltë por të qëndrueshme, sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, me fuqinë e......

Restorantet ndalojnë celularët në tavolinat e tyre - Verë falas dhe ulje çmimi për ata që “heqin dorë” nga teknologjia
Në Verona të Italisë është regjistruar vetëm rasti i fundit i kësaj natyre: Restorantet në këmbim të një shishe vere i kërkojnë klientëve të lënë celularët në......

USAID rinovon marrëveshjen me Shqipërinë, Mete: Zgjerohet më tej financimi, shtyhet deri në 2030 afati
Qeveria Shqiptare ka nënshkruar rinovimin e marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “Për forcimin e......

Priten reshje shiu intensive në Shqipëri - Mbrojtja Civile, apel institucioneve për gatishmëri maksimale
Pas disa ditëve me temperatura tipike verore, temperaturat do të shënojnë ulje prej disa gradë, ndërsa do të ketë edhe reshje shiu intensive. Parashikimi nga......

Kush po “luan” me euron? - Ekspertët: Ja kur pritet të forcohet monedha europiane
Pikiata e monedhës evropiane kundrejt lekut, duke prekur kufirin e 100 lekëve, nivelit më të ulët që prej korrikut 2023, për ekspertin Adrian Civici ka ardhur......

Skemat për bujqësinë, 62 mijë kërkesa nga fermerët - Afati përfundon në 19 Prill, Tarelli: Janë regjistruar 250 aplikime si “grup fermerësh”
Më 19 prill përfundon afati për të aplikuar në një nga skemat e mbështetjes në bujqësi. Drejtori i Politikave në Ministrinë e Bujqësisë Irfan Tarelli tha se......

Lejet e ndërtimit, ndryshime në ligjin e territorit - Muçaj: Synohet derregullimi. Gështenja: KKT merr në dorë shumë kompetenca
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar në parim ndryshimet në ligjin “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, teksa mbledhja u shoqërua me......