USAID rinovon marrëveshjen me Shqipërinë, Mete: Zgjerohet më tej financimi, shtyhet deri në 2030 afati

Qeveria Shqiptare ka nënshkruar rinovimin e marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “Për forcimin e shtetit të së drejtës dhe qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë dhe të qëndrueshme”.
Ministri i Financave, Ervin Mete, gjatë ceremonisë së zhvilluar në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, në prani të Drejtoreshës së Misionit të USAID në Shqipëri, znj. Mischere Kawas, u shpreh se Marrëveshja e ratifikuar fillimisht në fund të vitit 2013, ka ofruar mbështetje serioze për ndërmarrjen e reformave të rëndësishme në fusha si, të drejtat e njeriut, qeverisja, zhvillimi ekonomik, paqja dhe siguria.
“Rinovimi i marrëveshjes deri në vitin 2030, duke e çuar vlerën e përgjithshme të financimit deri në 97 milionë dollarë, është një tjetër dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme të Qeverisë Amerikane për Shqipërinë, një mbështetje e cila bëhet edhe më e rëndësishme për vetë stadin në të cilin ndodhet aktualisht vendi ynë në procesin e negociatave dhe përpjekjet për t’u afruar më shpejt me Bashkimin Europian.
SHBA ka qënë dhe vijon të jetë një nga mbështetësit më të mëdhenj të vendit tonë, jo vetëm sa i përket anëtarësimit në strukturat euroatlantike, por edhe sa i përket reformave të rëndësishme, siç është edhe reforma në drejtësi, apo një sërë reformash të tjera që po ndërmarrim, rritjes së transparencës dhe llogaridhënies, si dhe zhvillimit të sektorëve prioritarë të ekonomisë,” u shpreh ministri Mete.
Nga ana e saj, Drejtoresha e USAID në Shqipëri theksoi se “ky është një moment kyç, ndërkohë që Shqipëria ndërmerr hapat e rradhës drejt integrimit euro-atlantik dhe anëtarësimit në BE. Ne jemi gati të jemi një aleat në çdo hap, ku USAID zgjeron dhe thellon marrëdhënien e bashkëpunimit me qytetarët dhe Qeverinë e Shqipërisë.
Që nga viti 1992, USAID ka investuar mbi 500 milionë dollarë në Shqipëri në mbështetje të pluralizimit politik, shoqërisë civile, qeverisjes vendore, sundimit të ligjit, sektorët e energjetikës dhe shëndetësisë, rritjes së qëndrueshme ekonomike, përfshirë zhvillimin e turizmit dhe mbështetjes së ndërmarrjeve të vogla.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Ministri Mete zhvilloi një takim me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës Amerikane në Tiranë, z. David Wisner.
Sondazh

Priten reshje shiu intensive në Shqipëri - Mbrojtja Civile, apel institucioneve për gatishmëri maksimale
Pas disa ditëve me temperatura tipike verore, temperaturat do të shënojnë ulje prej disa gradë, ndërsa do të ketë edhe reshje shiu intensive. Parashikimi nga......

Kush po “luan” me euron? - Ekspertët: Ja kur pritet të forcohet monedha europiane
Pikiata e monedhës evropiane kundrejt lekut, duke prekur kufirin e 100 lekëve, nivelit më të ulët që prej korrikut 2023, për ekspertin Adrian Civici ka ardhur......

Skemat për bujqësinë, 62 mijë kërkesa nga fermerët - Afati përfundon në 19 Prill, Tarelli: Janë regjistruar 250 aplikime si “grup fermerësh”
Më 19 prill përfundon afati për të aplikuar në një nga skemat e mbështetjes në bujqësi. Drejtori i Politikave në Ministrinë e Bujqësisë Irfan Tarelli tha se......

Lejet e ndërtimit, ndryshime në ligjin e territorit - Muçaj: Synohet derregullimi. Gështenja: KKT merr në dorë shumë kompetenca
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar në parim ndryshimet në ligjin “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, teksa mbledhja u shoqërua me......

“Bizneseve shqiptare u mungojnë idetë novative” - Ekspertja: Shqipërisë i duhen më shumë sipërmarrje që japin vlera, jo fitime
Ndonëse bizneset janë një formë e mirë për të krijuar sa më shumë të ardhura, bizeset shqiptare vijojnë të kenë formën tradicionale që operojnë. Statistikat......

BE, 6 miliardë euro për fuqizimin e mbrojtjes - Banka Evropiane e Investimeve, politika të reja për kreditimin e sektorit të sigurisë
Rritja e tensioneve në vatra të ndryshme të globit ka prodhuar një garë për fuqizimin e sistemeve të mbrojtjes në shumë vende. Në këtë kontekst, grupi i Bankës......

Euro tenton të japë “shenja jete” -Rritet lehtë pasi preku të hënën nivelin më të ulët. Ndikimet në ekonominë
Tregu i këmbimit valutor vendas po përjeton sërish luhatje të forta të çmimit të monedhave të huaja kundrejt lekut shqiptar. Pasi regjistroi të hënën vlerën më......

Në Mars, paraja jashtë bankave arriti 405 miliardë lekë - Kursi i këmbimit favorizoi edhe rritjen e likuiditeteve dhe parasë së gjerë
Volumi i parave në qarkullim jashtë sistemit bankar ka shënuar rritje edhe për muajin mars të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë......