Euro tenton të japë “shenja jete” -Rritet lehtë pasi preku të hënën nivelin më të ulët. Ndikimet në ekonominë

Tregu i këmbimit valutor vendas po përjeton sërish luhatje të forta të çmimit të monedhave të huaja kundrejt lekut shqiptar. Pasi regjistroi të hënën vlerën më të ulët të këtij viti kundrejt lekut prej 100,78, referuar kursit mesatar të Bankës së Shqipërisë, monedha e përbashkët europiane është ringritur lehtë duke u këmbyer të martën me 101,03 lekë. Të njëjtën ecuri kanë regjistruar edhe valutat e tjera.
Nënçmimi i valutave, por kryesisht i euros ndaj lekut, ka dhënë efektet në ekonominë shqiptare.
Një pjesë e madhe e familjeve shqiptare e sigurojnë jetesën nëpërmjet remitancave që vijnë nga të afërmit e tyre që jetojnë jashtë vendit, kryesisht nga Italia dhe Greqia. Ky grup ndikohet duke qenë se vlera e të ardhurave të mbërritura në Shqipëri nuk ka më të njëjtën peshë si më parë kur konvertohet në lek.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, emigrantët shqiptarë dërguan rreth 930 milionë euro gjatë vitit 2023, niveli më i lartë që prej 2008-s. Duke pasur parasysh tendencën rritëse të vlerës së remitancave, zhvlerësimi i euros bën që familjet shqiptare të përfitojnë më pak nga paratë e dërguara nga të afërmit në emigrim.
Rënia e euros prek drejtpërsëdrejti eksportet, pasi bizneset kanë kontrata që janë kryesisht në euro dhe një kontratë për të njëjtën vlerë në euro, por e konvertuar në lek vlen më pak. Referuar Institutit të Statistikave, në shkurt të këtij viti eksportet e mallrave arritën vlerën 32 miliard lekë, duke u rritur me 7,9 %, në krahasim me janarin.
Sa i takon importeve, si rrjedhojë e zhvlerësimit të euros, bizneset shqiptare mund të importojnë mallra me çmime më të lira dhe t'i tregtojnë në vend me çmime normale në monedhën kombëtare, pasi pavarësisht kursit të këmbimit, në tregun e konsumit nuk është vënë re ulje shumë e madhe çmimesh. Kjo bën që bizneset të fitojnë më shumë.
Importet janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë, pasi përbëjnë pjesën më të madhe të bilancit të pagesave. Individët që kanë të ardhurat në lek mund të përfitojnë nga ulja e çmimit të mallrave të importit, nëse bizneset shqiptare e reflektojnë këtë fakt edhe në cmimet e produkteve. Si rezultat, gjatë vitit të shkuar qytetarët kanë shtuar blerjet e ushqimeve e pijeve të importit. Gjithsesi, kanë qenë makineritë, pajisjet e pjesët e këmbimit që kanë shënuar një bum të vërtetë.
Ndërkohë, edhe qeveria ka përfituar nga nënçmimi i euros pasi borxhi i jashtëm në pjesën më të madhe është në monedhën e përbashkët europiane, e cila që prej vitit të kaluar e deri më sot kushton më lirë.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Në Mars, paraja jashtë bankave arriti 405 miliardë lekë - Kursi i këmbimit favorizoi edhe rritjen e likuiditeteve dhe parasë së gjerë
Volumi i parave në qarkullim jashtë sistemit bankar ka shënuar rritje edhe për muajin mars të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë......

Kostot e ushqimit, Shqipëria nën mesataren e BE-së - Zarzavatet "nxitën" rritjen. Importi i tyre preku kulmin
Lufta në Ukrainë rezultoi një “kërcënim” sa i përket çmimeve dhe sidomos për produktet e shportës. Grupi i ushqimeve udhëhoqi normën e inflacionit për muaj e......

Nga 1 maji, skema e re e çmimit të energjisë për furrat e bukës - Enti Rregullator merr vendimin. Ja kategoritë e subjekteve që u ndryshon fatura
Duke nisur nga data 1 maj furrat e bukës, që tregtojnë edhe prodhime pastiçerie, brumrash apo kanë bar kafe do të paguajnë sipas skemës së re për faturat e......

29 mijë biznese njoftohen për detyrimet e “kripura” - 169 profesione të lira, parapagesë tatimi mbi fitimin nga 15-23%
Mbi 29 mijë bizneseve të cilat sipas ligjit në fuqi bëjnë pjesë në grupin e profesioneve të lira, u janë dërguar nga administrata tatimore detyrimet që duhet......

Taksa e trashëgimisë në të gjithë Europën: Si ndryshojnë rregullat, tarifat dhe të ardhurat?
Pabarazia në shpërndarjen e pasurisë është e përhapur në të gjithë Europën. 10% më e pasur në kontinent zotërojnë 67% të pasurisë, ndërsa gjysma e poshtme e të......

Ekonomia e Kinës tejkalon pritjet edhe pse stabiliteti ekonomik nuk është ende solid!
Shifrat e forta të prodhimit tejkaluan pritjet, megjithëse kriza e pronave të vendit ndikoi në rritjen. Ekonomia e Kinës u zgjerua me 5.3% në tremujorin e......

Forcohet sërish Dollari e Franga ndërsa Paundi e monedha europiane vijojnë zbritjen!
Dollari amerikan ka fituar sërish pikë këtë mëngjes pasi është blerë sot me 94.4 lekë dhe është shitur me 95.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

AKU nis inspektimet për sigurinë ushqimore - Cilat janë konkluzionet e kontrolleve në supermarket Xhangolli?
Përballë një fluksi të madh turistësh që pritet të vizitojnë Shqipërinë këtë vit, siguria ushqimore pritet të jetë prioritet. Ndërkohë Autoriteti Kombëtar......