Shqipëria Postuar më 16 Prill 2024, 10:47

AKU nis inspektimet për sigurinë ushqimore - Cilat janë konkluzionet e kontrolleve në supermarket Xhangolli?

Nga SCAN TV
AKU nis inspektimet për sigurinë ushqimore - Cilat janë

Përballë një fluksi të madh turistësh që pritet të vizitojnë Shqipërinë këtë vit, siguria ushqimore pritet të jetë prioritet. Ndërkohë Autoriteti Kombëtar Ushqimor, ka nisur inspektimet e para për të garantuar sigurinë ushqimore.

Sipas të dhënave të AKU, në periudhën tre mujore janar-mars, janë kryer 1546 inspektime në subjekte ushqimore të ndryshme.

E kësisoj, si rezultat i këtyre inspektimeve, janë kryer 215 paralajmërime si dhe 27 gjoba. Vlera totale e gjobave ka arritur në shifrën e 7 milionë e 950 mijë lekëve.

Në emisionin Ekonomia 3D, u trajtua se cilat janë mënyrat e procedimit për të inspektuar me inspektorët e AKU në supermarket Xhangolli.

Pas inspektimeve të dokumentacionit si dhe ushqimeve që supermarket Xhangolli tregton, inspektorët e AKU dolën në këto konkluzione.

“Sot me kënaqësi e them që është një nga të paktat inspektime që ne kënqemi gjatë punës tone të inspektimit, ku te ky subject, te Supermarket Xhangolli, ku ne kryem inspektimin, shohim që ka kushte shumë të mira për mbajtjen dhe tregtimin e produkteve ushqimore. Ka dokumentacionin e saktë ligjor për të gjithë dokumentacionin që duhet të ketë një produkt ushqimor, nga ka ardhur deri në momentin që do ta blejë konsumatori. Shikojmë kushtet e rujatjes dhe shpërndarjen që ka bërë si market,” u shpreh Neki Hysko, Inspektor AKU.

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat