Kompania amerikane e çelikut bëhet japoneze! - Biden tentoi të bllokonte shitjen, por pa sukses. Protestojnë sindikatat

Më shumë se 98% e aksionerëve të kompanisë ‘US Steel’ pranuan ofertën e dhjetorit të ‘Nippon’ prej 55 dollarësh për aksion, dukshëm më shumë se çmimi aktual i aksioneve. Një muaj më parë, presidenti amerikan Joe Biden bllokoi ofertën e kompanisë japoneze, duke thënë se US Steel duhet të mbetet në pronësi amerikane.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se US Steel ka gëzuar statusin e një legjende në sektorin amerikan të çelikut për më shumë se njëqind vjet dhe ishte thelbësore që kompania të vazhdont të ishte një kompani amerikane e çelikut, në pronësi dhe menaxhim vendas.
Në dhjetor, Shtëpia e Bardhë tha se blerja e propozuar meritonte një shqyrtim serioz për shkak të rolit kyç të US Steel në prodhimin e çelikut, që do të thotë se është gjithashtu kritik për sigurinë kombëtare. Oferta është aktualisht në shqyrtim nga rregullatorët, duke përfshirë Komitetin për Investimet e Huaja.
Pranimi i ofertës japoneze në mbledhjen e aksionerëve u kritikua ashpër nga United Steelworkers - USW, nga frika e humbjeve të mundshme të vendeve të punës. Për të zbutur frikën e humbjeve të mundshme të vendeve të punës, Nippon tha se, në varësi të kushteve të caktuara, nuk do të pushonte nga puna apo do të mbyllte fabrikat e çelikut deri në shtator 2026.
Ata gjithashtu shtuan se do të zhvendosnin selinë e tyre në Pittsburgh. Nippon Steel mundi kompanitë amerikane Cleveland-Cliffs dhe Nucora dhe ArcelorMittal, me seli në Luksemburg, në garën për të blerë US Steel. Nga ana tjetër, Biden tha se ai ende qëndron në krah të sindikatave në çështjen e blerjes së një prodhuesi vendas të çelikut.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

“Rimëkëmbja” ruse përmes gazit të lëngshëm - Shitjet në BE kompensojnë rënien në Azi
Europa është bërë "e pavarur" nga gazi natyror rus me një ritëm të shpejtë që nga lufta në Ukrainë. Rusia ka zëvendësuar tregjet e pasura perëndimore me......

Situata në Lindjen e Mesme “ndez” tregjet - Metali dhe energjia rrezikojnë uljen e normave të interesit
Kriza e re në Lindjen e Mesme me kërcënimin e luftës midis Iranit dhe Izraelit po shkakton trazira të reja në tregjet globale të energjisë, metaleve, lëndëve......

Çmimet në rritje të arit - Çfarë fshihet pas “shkëlqimit” të fundit?
Javët e fundit çmimi i arit ka shënuar një rritje të fortë duke vendosur një nivel të ri historik. Çmimi i arit në prill 2023 ishte në 2.000 dollarë për ons......

Kosovë, energjia elektrike më e lirë për konsum mbi 800 kWh - Fejzullahu: Kjo masë ndikon 25% të konsumatorëve të Kosovës
Shteti i Kosovës ka vendosur një ulje të tarifave të energjisë për konsumatorët që përdorin më shumë se 800 kWh në muaj dhe për bizneset. Kjo vendosje ka......

Lufta, “raketat iraniane godasin” tregun e kriptomonedhave - Bitcoin humbet 12% të vlerës për shkak të sulmeve në Lindjen e Mesme
Raketat që u përdorën nga Irani për të sulmuar shtetin Izraelitë duket se ka goditur edhe tregun e kriptovalutave por jo vetëm. Bitcoin, kriptovaluta më e......

Inspektime në hotele për bombulat a gazit - Ministrja Belinda Balluku: Plotësoni dosjet teknike, kontrollet mbyllen në Prill
Gjatë muajit Prill, strukturat hoteliere në vend do të inspektohen nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial sa i takon sigurisë të bombulave të gazit......

Krimi kibernetik u rrit vitin e kaluar në Shqipëri - Raporti/ Shtohen mashtrimi kompjuterik dhe ndërhyrja në të dhënat kompjuterike
Krimi kibernetik në Shqipëri pësoi një rritje prej 22.35% në vitin 2023, thuhet në raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme. Ndaj 225 personave janë......

Taksa e pronës, sa do rritet detyrimi për bizneset e qytetarët? - Ekspertët: Për bizneset do të 4-fishohet. Formula sesi do të llogaritet
Taksa e banesës, që do të nis të aplikohet prej 2026, do të rrisë detyrimin për qytetarët dhe për bizneset. Llogaritja e saj do të bëhet bazuar në çmimet që......