Krimi kibernetik u rrit vitin e kaluar në Shqipëri - Raporti/ Shtohen mashtrimi kompjuterik dhe ndërhyrja në të dhënat kompjuterike

Krimi kibernetik në Shqipëri pësoi një rritje prej 22.35% në vitin 2023, thuhet në raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme. Ndaj 225 personave janë ndërmarrë procedime penale në vitin 2022, ndërsa numri i procedimeve të regjistruara për vitin e shkuar ishte 312.
Nga të dhënat rezulton se 68% e krimeve ndodhin në Tiranë, ndjekur nga Durrë si dhe Elbasani me vetëm 7%. Krimet kibernetike më të raportuara janë mashtrimi ose falsifikimi kompjuterik dhe ndërhyrja në të dhënat kompjuterike. Numri i procedimeve të regjistruara për mashtrim kompjuterik është rritur me 25 % në vitin 2023. Mashtrimi kompjuterik i referohet futjes, ndryshimit dhe fshirjes së të dhënave kompjuterike apo ndërhyrjes në funksionimin e një sistemi kompjuterik, me qëllim sigurimin e një përfitimi ekonomik të padrejtë apo pakësimin e pasurisë së dikujt. Shembuj të mashtrimit kompjuterik janë vjedhja e identitetit, mashtrimet phishing, hakerimi dhe sulmet malë are.
Falsifikimi kompjuterik ka pasur një tendencë rritjeje prej 17.28 % vitin e shkuar. Kjo vepër penale përfshin krijimin ose modifikimin e informacionit digjital për të mashtruar të tjerët. Kjo mund të përfshijë krijimin e dokumenteve të rreme, ndryshimin e fotografive ose manipulimin e të dhënave me qëllim keqinterpretimin e informacionit.
Ndërkohë numri i procedimeve të regjistruara në prokurori për ndërhyrje në të dhënat kompjuterike është rritur me 30.16%. Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike lidhet me ndryshimin, fshirjen ose shkatërrimin e paautorizuar të të dhënave elektronike. Kjo mund të përfshijë modifikimin e skedarëve të të dhënave, fshirjen e informacionit të rëndësishëm ose futjen e softuerit me qëllim të keq që prish funksionimin normal të sistemeve kompjuterike.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

Taksa e pronës, sa do rritet detyrimi për bizneset e qytetarët? - Ekspertët: Për bizneset do të 4-fishohet. Formula sesi do të llogaritet
Taksa e banesës, që do të nis të aplikohet prej 2026, do të rrisë detyrimin për qytetarët dhe për bizneset. Llogaritja e saj do të bëhet bazuar në çmimet që......

“Deti i qytetarëve të Kosovës, bjeshkët e shqiptarëve” - Kurtishaj: Lëvizja e lirë hap pozitiv, zhvillim i turizmit
Nënshkrimi i protokollit të ri, i cili mundëson lehtësimin e procedurave të kalimit në kufi për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës me procedura të shpejtuara......

A preket ekonomia shqiptare nga konflikti në Lindjen e Mesme? - Analiza/ Alarmi për stabilitetin e çmimeve, “cënohen” hidrokarburet
Vitet e fundit, tensione të përshkallëzuara deri në sulme kanë bërë që rendi politik, por edhe ai ekonomik të jetë i pasigurt. Ndërsa bota po i rikthehej disi......

MIE: Kërkimi i naftës nga Shell vazhdon - “Rezerva e naftës është e konfirmuar, po punohet për zgjidhjet teknologjike”
Marrëveshja hidrokarbure për kërkimin e naftës në Shpirag është në fuqi dhe nuk ka asnjë mbyllje të kërkimeve, sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe......

68 mln lekë për koncesionin e Triportit - Hapet tenderi për mbikqyrjen dhe monitorimin e zbatimit të kontratës
Mbikqyrja dhe monitorimi i zbatimitë të kontratës koncesionare për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të Integruar” në Triport Vlorë pritet të......

Kupat ikonike të ekiptit anglez Manchester City zbarkojnë në Tiranë!
Skuadra fituese e kampionatit më të fortë të globit dhe një prej emrave më të spikatur të futbollit, Manchester City do të jetë më e prekshme këtë muaj, për......

Cili qytet “guxon” më shumë të hapë biznese? - Në muajt e parë të këtij viti u regjistruan 477 aktivitete të reja gjithsej
Biznesi për shqiptarët duket se është një nga mundësitë kryesore për të gjeneruar të ardhurat e tyre. Por duke ju referuar të dhënave të Open Data Albania, në......

Çmimet e aluminit rriten në një nivel rekord – Shkak, Ndalimi i metaleve ruse nga MB dhe SHBA!
Çmimet e aluminit u rritën në një nivel rekord pas vendimit të Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së për të ndaluar tregtinë e metaleve ruse për të "parandaluar......