MIE: Kërkimi i naftës nga Shell vazhdon - “Rezerva e naftës është e konfirmuar, po punohet për zgjidhjet teknologjike”
Marrëveshja hidrokarbure për kërkimin e naftës në Shpirag është në fuqi dhe nuk ka asnjë mbyllje të kërkimeve, sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Në një deklaratë për shtyp ky dikaster thotë se po kërkohet për zgjidhjen e duhur teknologjike për vënien në shfrytëzim të një pasurie nëntokësore tanimë të zbuluar.
“Tanimë jemi në fazën kur është shkencërisht i provuar dhe i dokumentuar, zbulimi i një depozite të konsiderueshme prej 225 milionë barrelash rezervë nafte, si edhe një rezervë domethënëse gazi në nëntokën e Shpiragut”, - thuhet në deklaratë.
Sipas ministrisë testet e cilësisë së naftës në këtë rezervë kanë dhënë një rezultat të shkëlqyer, me një gravitet që varion midis 35-37o API (American Petroleum Institute) ose e thënë ndryshe, një cilësi në thuajse të njëjtët parametra me naftën e vendeve avangardë në tregun e arit të zi.
Po ashtu, në deklaratë shtohet se koha e finalizimit të procesit të nxjerrjes së kësaj sasie nafte për treg, kushtëzohet nga gjeologjia shumë specifike e nëntokës së Shpiragut dhe adoptimi i një teknologjie të veçantë për shfrytëzimin e rezervës, prandaj edhe kompania SHELL, specialistët e fushës, si edhe autoritetet shtetërore kanë qenë vazhdimisht të kujdesshëm për afatet kohore të nevojshme. Reagimi i ministrisë vjen pas lajmit se kompania SHELL është tërhequr nga kërkimet e naftës në Shpirag.
Ola Mitre / SCAN
Ministria e infrastrukturës dhe energjisë
Tiranë, 15.04.2024
DEKLARATË PËR MEDIA
Procesi i kërkimeve për naftëgazmbajtjen në zonën e Shpiragut, si një ambicie strategjike dhe program afatgjatë i Qeverisë Shqiptare, nisur me miratimin e Kontratës me Ndarje Prodhimi në Korrik 2009, vazhdon me vështirësitë përkatëse si pasojë e formacionit gjeologjik tejet kompleks të nëntokës së kësaj zone.
Tanimë jemi në fazën kur është shkencërisht i provuar dhe i dokumentuar, zbulimi i një depozite të konsiderueshme prej 225 milionë barrelash rezervë nafte, si edhe një rezervë domethënëse gazi në nëntokën e Shpiragut.
Gjithashtu testet e cilësisë së naftës në këtë rezervë kanë dhënë një rezultat të shkëlqyer, me një gravitet që varion midis 35-37o API (American Petroleum Institute) ose e thënë ndryshe, një cilësi në thuajse të njëjtët parametra me naftën e vendeve avangardë në tregun e arit të zi.
Koha e finalizimi i procesit të nxjerrjes së kësaj sasie nafte për treg, kushtëzohet nga gjeologjia shumë specifike e nëntokës së Shpiragut dhe adoptimi i një teknologjie të veçantë për shfrytëzimin e rezervës, prandaj edhe kompania SHELL, specialistët e fushës, si edhe autoritetet shtetërore kanë qenë vazhdimisht të kujdesshëm për afatet kohore të nevojshme.
Por në kushtet e diziformimit të ditëve të fundit, nga mungesa e informacionit të nevojshëm apo dashakeqësia me frymëzim politik, del nevoja e nënvizimit publikisht të së vërtetës se kjo është një marrëveshje hidrokarbure në fuqi dhe se nuk ka asnjë mbyllje të kërkimeve në Shpirag, por ka vetëm kërkim për zgjidhjen e duhur teknologjike për vënien në shfrytëzim të një pasurie nëntokësore tanimë të zbuluar.
Është për të ardhur keq që me një ngut cinik disa burime dizinformimi kanë rendur të njoftojnë dështimin e kërkimeve në një prej vendburimeve më të rëndësishme të vendit tonë, duke u përpjekur të bëjnë politikë partiake edhe me këtë proces tërësisht teknik dhe qartësisht me interes kombëtar.
E sigurojmë opinionin publik, se Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vijojnë pa asnjë mëdyshje punën, në ndërveprim me kompanitë partnere për të bërë të finalizuar procesin e shfrytëzimit të naftës së zbuluar në zonën e Shpiragut, në pritje të lajmeve të tjera të mira në zona të tjera naftëmbajtëse në vend, ku ka të dhëna shumë inkurajuese.
# # #
Sondazh

68 mln lekë për koncesionin e Triportit - Hapet tenderi për mbikqyrjen dhe monitorimin e zbatimit të kontratës
Mbikqyrja dhe monitorimi i zbatimitë të kontratës koncesionare për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të Integruar” në Triport Vlorë pritet të......

Kupat ikonike të ekiptit anglez Manchester City zbarkojnë në Tiranë!
Skuadra fituese e kampionatit më të fortë të globit dhe një prej emrave më të spikatur të futbollit, Manchester City do të jetë më e prekshme këtë muaj, për......

Cili qytet “guxon” më shumë të hapë biznese? - Në muajt e parë të këtij viti u regjistruan 477 aktivitete të reja gjithsej
Biznesi për shqiptarët duket se është një nga mundësitë kryesore për të gjeneruar të ardhurat e tyre. Por duke ju referuar të dhënave të Open Data Albania, në......

Çmimet e aluminit rriten në një nivel rekord – Shkak, Ndalimi i metaleve ruse nga MB dhe SHBA!
Çmimet e aluminit u rritën në një nivel rekord pas vendimit të Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së për të ndaluar tregtinë e metaleve ruse për të "parandaluar......

“Boom-i” i turizmit, sa u rritën qiratë? - Kërkesa të shumta nga turistët për apartamentet ditore
Çmimet e apartamenteve me qira kanë regjistruar rritje të konsiderueshme, sidomos gjatë vitit të kaluar. Referuar Indeksit të Cmimeve të Konsumit të INSTAT,......

Cili vend është shtëpia e njerëzve që pinë më shumë në Europë? – Si pozicionet Shqipëria?
“Asnjë nivel i konsumit të alkoolit nuk është i sigurt për shëndetin tonë”, paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Megjithatë, sasia e......

Rritja e arit vazhdon ndërsa tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme intensifikohen!
Çmimet e arit arritën një rekord të ri në 2,338.7 dollarë (2,179.6 €) për ons të enjten, të nxitur nga tensionet në rritje në Lindjen e Mesme. Kjo është......

Tregu i përbashkët energjetik Shqipëri-Kosovë - Masat/ Ankande në “hije”, në rast se bashkimi i tregjeve nuk prodhon rezultate
Teksa 1 shkurti i këtij viti shënoi bashkimin e tregjeve të energjisë mes Shqipërisë dhe Kosovës, operatorët e sistemit të transmetimit të 2 vendeve kanë......