Tregu i përbashkët energjetik Shqipëri-Kosovë - Masat/ Ankande në “hije”, në rast se bashkimi i tregjeve nuk prodhon rezultate

Teksa 1 shkurti i këtij viti shënoi bashkimin e tregjeve të energjisë mes Shqipërisë dhe Kosovës, operatorët e sistemit të transmetimit të 2 vendeve kanë hartuar rregulla rezervë në rast të dështimit të shit -blerejeve të energjisë në zonën e përbashkët ofertuese.
Sipas dokumentit të hartuar, thuhet se procedurat rezervë do të zbatohen në rast se procesi i bashkimit të tregut të energjisë elektrike të ditës në avancë Shqipëri - Kosovë nuk është në gjendje të prodhojë rezultate.
Më konkretisht, specifikohet se në rast këtë rast, OST dhe KOSTT do të iniciojnë procedurën rezervë të ditës në avancë dhe do të nisin ekzekutimin e ankandeve në hije. Ankand në hije do të thotë ankand eksplicit i organizuar përmes platformës së alokimit me anë të cilit kapaciteti ditor ndërzonal ofrohet si procedurë rezervë e procesit të bashkimit të tregut të energjisë elektrike të ditës në avancë Shqipëri – Kosovë.
Ky ankand u alokohet pjesëmarrësve të tregut që dorëzojnë ofertë. Sipas dokumentit, ankandet në hije mbahen shtatë ditë në javë, duke përfshirë fundjavën dhe festat publike.
Gjithsesi, sipas dokumentit, procedurat rezervë në kufirin Shqipëri - Kosovë kontribuojnë dhe nuk pengojnë arritjen e objektivave për vazhdueshmërine e operimit të tregut të organizuar të ditës në avancë dhe sigurojnë një qasje transparente dhe jodiskriminuese drejt lehtësimit të alokimit të kapaciteteve ndërzonale në rast se procesi i bashkimit të tregut të një dite më parë nuk është në gjendje të prodhojë rezultate.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Rritet pabarazia në vendet huadhënëse të FMN-së - FMN dhe BB, prioritet luftën kundër pabarazisë, por mbështesin politika të kundërta
Pabarazia në të ardhura është e lartë, ose zgjerohet në më shumë se 60% të vendeve që aktualisht janë të përfshira në programet e mbështetjes ose ndihmës së......

Qendrat e emigrantëve, jo më parë se 10 nëntori - La Repubblica: Ishin parashikuar të hapeshin më 20 maj. Kosto, mbi 1 mld euro
Fillimet e punimeve në 23 mars, dorëzimi pritet pas 233 ditësh, pra më 10 nëntor. Gjithshka bëhet me dije në vendimin e Ministrisë italiane të Mbrojtjes që u......

Java nis negativisht për valutat kryesore – Dollari amerikan rikuperon pikë!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht duke rikuperuar pikë gjatë fundjavës teksa është blerë sot me 94.6 lekë dhe është shitur me 95.5 lekë sipas......

Robotika po krijon vende të reja pune - Vitet e fundit u hapën më shumë se 700 specialitete duke përdorur teknologjinë
Shqetësimet se robotët dhe inteligjenca artificiale po kërcënojnë punët e njerëzve po trajtohen nga një drejtues i lartë i Amazon. Sipas ekspertëve, rolet e......

Përshkallëzimi i situatës mes Iranit dhe Izraelit - Pritet një super rritje e çmimeve të naftës
Çmimet e naftës mund të rriten në 100 dollarë për fuçi dhe më shumë, pasi Irani ndërmori një sulm ajror kundër Izraelit duke rindezur frikën për një luftë......

Europa përballet me krizë të rëndë ushqimore - Ngjarjet e motit prekin fermerët duke u kushtuar më shumë se 50 miliardë euro
Fenomenet e motit El Niño dhe La Niña ndikuan në prodhimin e sojës në Amerikën Latine, pushtimi i Ukrainës ndikoi në prodhimin e tyre, Indonezia ndaloi......

Java Globale e Parasë, Muzhaqi: Prioritet edukimi financiar i të rinjve
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, në kuadër të Javës Globale të Parasë 2024 ka organizuar konferencën dy ditore “Mbro paratë e tua,......

Rënia e shitjeve të makinave elektrike VW: Pse europianët po i rikthehen benzinës?
Shitjet e automjeteve elektrike Volkswagen në Evropë ranë me pothuajse një të katërtën në tre muajt e parë të vitit pasi konsumatorët iu kthyen benzinës.......