Shqipëria Postuar më 15 Prill 2024, 13:49

68 mln lekë për koncesionin e Triportit - Hapet tenderi për mbikqyrjen dhe monitorimin e zbatimit të kontratës

Nga SCAN TV
68 mln lekë për koncesionin e Triportit - Hapet tenderi për

Mbikqyrja dhe monitorimi i zbatimitë të kontratës koncesionare për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të Integruar” në Triport Vlorë pritet të kushtojnë rreth 68 mln lekë.

Ministria e Infratsrukturës dhe Energjisë ka hapur tenderin për kontraktimin e një inxhinieri të pavarur, që të ofrojë ekspertizë në të gjitha fushat e koncesionit, pa përjashtim.

Sipas dokumenteve të tenderit, do të duhet që çdo aspekt i ecurisë së Koncesionit t’i nënshtrohet certifikimit në bazë të sistemeve të cilësisë dhe auditimit të rezultateve. Kontrata e partneritetit publik privat për portin e Triportit u miratua nga qeveria në maj të vitit 2022, ndërkohë që zbatimi i saj do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 59.29 mln euro, pa TVSH.

Kontrata ka një kohëzgjatje 10 - vjeçare, ndërsa referuar tabelës së pagesave nga Autoriteti Kontraktor, që është Ministria e Infrastrukutrës dhe Energjisë, disbursimi nga buxheti i shtetit do të nisë në vitin e 4 të kontratës, teksa çdo vit konsorciumit do t’i paguhet vlera prej 8.47 mln euro. Porti i Integruar në Triport, Vlorë po ndërtohet në portin ekzistues të peshkimit të këtij qyteti që quhet “Triport”.

Ai ishte i ndarë në dy pjesë, ku në pjesën e brendshme ofronte kapacitete për shërbimin e anijeve të peshkimit. Ndërkohë që, pjesa e jashtme ishte hapësirë e fituar pas ndërtimit të një dallgëthyesi.

Në zbatim të Vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit në këtë port do të transferohen nga Porti i Vlorës edhe dy shërbime të tjera të cilat janë: Transporti ndërkombëtar i pasagjerëve dhe automjeteve dhe transporti kombëtar e ndërkombëtar i mallrave.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat