Taksa e pronës, sa do rritet detyrimi për bizneset e qytetarët? - Ekspertët: Për bizneset do të 4-fishohet. Formula sesi do të llogaritet

Taksa e banesës, që do të nis të aplikohet prej 2026, do të rrisë detyrimin për qytetarët dhe për bizneset. Llogaritja e saj do të bëhet bazuar në çmimet që janë sot në treg, ndërsa niveli i taksimit nga 0.05 për qind, që është aktualisht do të variojë në 0.1 deri në 0.3 për qind. Ekspertët thonë, se kjo formulë do të sjellë pabarazi, ndërsa barra edhe kësaj here do të rëndojë sërish mbi taksapaguesit e rregullt.
“Reforma e fundit në fushën e taksës së pasurisë synon të rrisë të ardhurat për bashkitë, duke kaluar nga një sistem i taksimit të bazuar në vlerë për ndërtesat dhe një sistem i thjeshtë tatimor bazuar në sipërfaqen për tokën bujqësore dhe truallin, në një sistem taksimi modern që takson edhe ndërtesat edhe parcelat, bazuar në vlerën e tregut të këtyre pasurive të paluajtshme. Të gjitha pasuritë e paluajtshme të regjistruara do të vlerësohen në bazë të vlerës së tregut”, thuhet në dokumentin qeveritar.
Ekspertët shprehen pesimistë në arkëtimin e kësaj takse, sa kohë që nuk janë adresuar problematika të mëparshme, që sipas tyre mund të bëhen pengesë për vjeljen e saj. Çështja më e mprehtë mbetet informaliteti.
Në Strategjinë Sektoriale të Menaxhimit të Financave Publike, publikuar së fundmi thuhet se nga 4.5 milionë pasuri që ka Shqipëria vetëm 1.2 milionë janë të regjistruara.
Për pjesën e mbetur, pra për 3.3 milionë pasuri të paregjistruara procesi synohet të përmbyllet deri në vitin 2030. Në 2026 parashikohet që të nis zbatimin formula e re e taksimit të banesave, ndërsa në 2028 do të nis taksimi për tokat bujqësore.
Ada Hazizolli/SCAN
Sondazh

“Deti i qytetarëve të Kosovës, bjeshkët e shqiptarëve” - Kurtishaj: Lëvizja e lirë hap pozitiv, zhvillim i turizmit
Nënshkrimi i protokollit të ri, i cili mundëson lehtësimin e procedurave të kalimit në kufi për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës me procedura të shpejtuara......

A preket ekonomia shqiptare nga konflikti në Lindjen e Mesme? - Analiza/ Alarmi për stabilitetin e çmimeve, “cënohen” hidrokarburet
Vitet e fundit, tensione të përshkallëzuara deri në sulme kanë bërë që rendi politik, por edhe ai ekonomik të jetë i pasigurt. Ndërsa bota po i rikthehej disi......

MIE: Kërkimi i naftës nga Shell vazhdon - “Rezerva e naftës është e konfirmuar, po punohet për zgjidhjet teknologjike”
Marrëveshja hidrokarbure për kërkimin e naftës në Shpirag është në fuqi dhe nuk ka asnjë mbyllje të kërkimeve, sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe......

68 mln lekë për koncesionin e Triportit - Hapet tenderi për mbikqyrjen dhe monitorimin e zbatimit të kontratës
Mbikqyrja dhe monitorimi i zbatimitë të kontratës koncesionare për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të Integruar” në Triport Vlorë pritet të......

Kupat ikonike të ekiptit anglez Manchester City zbarkojnë në Tiranë!
Skuadra fituese e kampionatit më të fortë të globit dhe një prej emrave më të spikatur të futbollit, Manchester City do të jetë më e prekshme këtë muaj, për......

Cili qytet “guxon” më shumë të hapë biznese? - Në muajt e parë të këtij viti u regjistruan 477 aktivitete të reja gjithsej
Biznesi për shqiptarët duket se është një nga mundësitë kryesore për të gjeneruar të ardhurat e tyre. Por duke ju referuar të dhënave të Open Data Albania, në......

Çmimet e aluminit rriten në një nivel rekord – Shkak, Ndalimi i metaleve ruse nga MB dhe SHBA!
Çmimet e aluminit u rritën në një nivel rekord pas vendimit të Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së për të ndaluar tregtinë e metaleve ruse për të "parandaluar......

“Boom-i” i turizmit, sa u rritën qiratë? - Kërkesa të shumta nga turistët për apartamentet ditore
Çmimet e apartamenteve me qira kanë regjistruar rritje të konsiderueshme, sidomos gjatë vitit të kaluar. Referuar Indeksit të Cmimeve të Konsumit të INSTAT,......