A preket ekonomia shqiptare nga konflikti në Lindjen e Mesme? - Analiza/ Alarmi për stabilitetin e çmimeve, “cënohen” hidrokarburet

Vitet e fundit, tensione të përshkallëzuara deri në sulme kanë bërë që rendi politik, por edhe ai ekonomik të jetë i pasigurt. Ndërsa bota po i rikthehej disi ekuilibrit ekonomik të cënuar nga një luftë në kufijtë e Europës mes Rusisë dhe Ukrainës, së fundmi kemi në skenë edhe një rrezik tjetër që pritet të prekë sërish ekonomitë botërore.
Lind pyetja: A e nxit konflikti në Izrael shkëndijën e alarmit për stabilitetin e çmimeve?
Lufta në Izrael pritet të ketë ndikime në ekonominë e shumë vendeve, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Ekspertët edhe më parë kanë parashikuar një rritje të çmimit të karburanteve, për shkak se importi më i madh i tyre kryhet nga vendet e Lindjes së Mesme.
Gjithashtu, konflikti mund të rrisë çmimet e energjisë në bursat ndërkombëtare.
‘Scan Intel” ka analizuar marrëdhënien tregtare mes vendeve të Lindjes së Mesme dhe Shqiprisë, për të parë më në detaje si mund të ndikojë ky konflikt.
Nga të dhënat e analizuara vihet re se pesha e importeve të Shqipërisë me vendet e Lindjes së Mesme vlerësohet në 13%, që do të thotë se ekonomia e vendit tonë do të prekej jo vetëm indirekt, por edhe në mënyrë direkte.
Le të analizojmë më në detaje marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin dhe Iranin, si dhe peshën e tyre në ekonominë Shqiptare.
Shqipëria dhe Izraeli kanë qenë palë të marrëveshjeve diplomatike dhe ekonomike për 32 vite me radhë. Aktivitetet reciproke dhe gjithëpërfshirëse mes dy vendeve lidhen me shkëmbimet tregtare të cilat kanë shfaqur një tendencë interesante viteve të fundit. Totali i importeve në vitin 2023 arriti në vlerën 4.3 miliardë lekë, duke reflektuar një rënie krahasimisht me një vit më pare, por më e lartë se në vitin 2021 dhe 2020. Përsa i përket peshës që zënë importet me Izraelin rezulton se këto importe zënë 0.5% të importeve totale. “Scan Intel” ka analizuar këtë marrëdhënie në terma absolute sipas kapitujve, ku rezulton se importet më të larta janë ato të lëndëve djegëse, mineraleve dhe vajrave
Por si paraqiten marrëdhëniet tregtare me Iranin?
Qeveria shqiptare ka vendosur të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Iranin para më shumë se një viti, si pasojë e rezultateve të hetimit mbi sulmin kibernetik të ndodhur më parë ndaj faqeve kryesore të administratës.
Por si qëndrojnë marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve?
Të dhënat tregojnë se Irani zë një peshë mjaft të vogël në shkëmbimet tregtare me vendin tonë. Në drejtim të importeve, të paktën referuar të dhënave për vitin 2023, shifrat tregojnë se Irani zë vetëm 0.03% të totalit në vlerë.
Bëhet fjalë për një total prej 291 milionë lekësh importe përgjatë të gjithë vitit. Nëse kalojmë te eksportet, shohim se rëndësia e Iranit në shkëmbimet tona tregtare është edhe më e parëndësishme.
Në drejtim të investimeve të huaja bie në sy prania e disa vendeve të Lindjes së Mesme, por më një peshë të ulët, përveç Turqisë e cila është ndër investitorët kryesorë.
Duke qenë se Shqipëria është një vend që varet nga importet, efektet zinxhir të konfliktit mund të pasqyrohen edhe ekonominë shqiptare. Theksojmë se Lindja e Mesme është një pikë me interes gjeopolitik për shkak të vendndodhjes dhe daljes në dete të ndryshme, pra në një farë mënyre përfaqëson kufirin midis Perëndimit dhe Lindjes, por edhe për shkak të pasurisë minerale dhe energjetike si nafta, gazi natyror, ari etj.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

MIE: Kërkimi i naftës nga Shell vazhdon - “Rezerva e naftës është e konfirmuar, po punohet për zgjidhjet teknologjike”
Marrëveshja hidrokarbure për kërkimin e naftës në Shpirag është në fuqi dhe nuk ka asnjë mbyllje të kërkimeve, sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe......

68 mln lekë për koncesionin e Triportit - Hapet tenderi për mbikqyrjen dhe monitorimin e zbatimit të kontratës
Mbikqyrja dhe monitorimi i zbatimitë të kontratës koncesionare për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të Integruar” në Triport Vlorë pritet të......

Kupat ikonike të ekiptit anglez Manchester City zbarkojnë në Tiranë!
Skuadra fituese e kampionatit më të fortë të globit dhe një prej emrave më të spikatur të futbollit, Manchester City do të jetë më e prekshme këtë muaj, për......

Cili qytet “guxon” më shumë të hapë biznese? - Në muajt e parë të këtij viti u regjistruan 477 aktivitete të reja gjithsej
Biznesi për shqiptarët duket se është një nga mundësitë kryesore për të gjeneruar të ardhurat e tyre. Por duke ju referuar të dhënave të Open Data Albania, në......

Çmimet e aluminit rriten në një nivel rekord – Shkak, Ndalimi i metaleve ruse nga MB dhe SHBA!
Çmimet e aluminit u rritën në një nivel rekord pas vendimit të Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së për të ndaluar tregtinë e metaleve ruse për të "parandaluar......

“Boom-i” i turizmit, sa u rritën qiratë? - Kërkesa të shumta nga turistët për apartamentet ditore
Çmimet e apartamenteve me qira kanë regjistruar rritje të konsiderueshme, sidomos gjatë vitit të kaluar. Referuar Indeksit të Cmimeve të Konsumit të INSTAT,......

Cili vend është shtëpia e njerëzve që pinë më shumë në Europë? – Si pozicionet Shqipëria?
“Asnjë nivel i konsumit të alkoolit nuk është i sigurt për shëndetin tonë”, paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Megjithatë, sasia e......

Rritja e arit vazhdon ndërsa tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme intensifikohen!
Çmimet e arit arritën një rekord të ri në 2,338.7 dollarë (2,179.6 €) për ons të enjten, të nxitur nga tensionet në rritje në Lindjen e Mesme. Kjo është......