Shqipëria Postuar më 15 Prill 2024, 14:28

“Deti i qytetarëve të Kosovës, bjeshkët e shqiptarëve” - Kurtishaj: Lëvizja e lirë hap pozitiv, zhvillim i turizmit

Nga SCAN TV
“Deti i qytetarëve të Kosovës, bjeshkët e

Nënshkrimi i protokollit të ri, i cili mundëson lehtësimin e procedurave të kalimit në kufi për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit, është përshëndetur nga Shoqata e Turizmit në Kosovë. Për SCAN Tv, kryetari i kësaj shoqate Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë se tashmë potenciali turistik i përket të dyja vendeve.

“Ne si shoqatë dhe komplekset turistike, kemi vetëm një qëllim që lëvizjet tregtare dhe lëvizja e lirë e qytetarëve që kanë synim aspektin turistik, të jenë sa më të lehta, sa më të shpeshta dhe të mos ketë vonesa. Është një vendim që do të mundësojë rritjen e turistëve në gjithë bregdetin shqiptar, por do të  ndihmojë edhe Kosovën në aspektin turistik për sezonin vjeshtë-dimër. Me këtë vendim, brigjet e Durrësit, veriu i Shqipërisë e deri në jug me Sarandën e Ksamilin do të jenë dhe pasuri të Kosovës, nga ana tjetër edhe bjeshkët e Kosovës janë pasuri e Shqipërisë”- ka thënë Kurtishaj.

Protokolli i rishikuar që mundëson lehtësimin e procedurave të kalimit dhe verifikimit në pikën e përbashkët Morinë sipas Kurtishaj do të evitojë radhët kilometrike.

“Sa i takon pikave të kontrollit, nuk do të krijojnë radhë të gjata të turistëve që mësyjnë brigjet shqiptare. Është shumë e rëndësishme që të hiqet ajo sorrollatje në pikat kufitare në Morinë. Ky vendim do t’i mundësojë qytetarëve të Kosovës që të mendojnë mirë që mos të zgjedhin vende si Turqia, Bulgaria, Kroacia etj, por të zgjedhin Shqipërinë” -shton Kurtishaj.

Me heqjen e këtyre barierave, Kurtishaj shprehet optimist për rritje të lëvizjeve në të dyja vendet, duke vlerësuar dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Shqipëri.

“Infrastruktura në Shqipëri ka pësuar transformim gjigand. Në muajin qershor kemi hapjen e tunelit të Llogarasë që hap një portë tjetër të bashkëpunimit sidomos edhe për diasporën. Ne po pnojmë shumë që të adresojmë shumë kërkesat e diapsorës. Duhet thënë se Vlora është shndërruar në një qytet të mirëfilltë truristik për shkak të punëve të mëdha që janë bërë në infrastrukturë”- ka thënë Kurtishaj.

Për të arritur pritshmëritë për një sezon sa më të suksesshëm dhe cilësor, kretari i Shoqatës së turizmit në Kosovë thekson rëndësinë e bashkëpunimit mes qeverisjes vendore e qendrore, shoqatave dhe operatorëve turistikë.

Alida Lula / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat