Çmimet në rritje të arit - Çfarë fshihet pas “shkëlqimit” të fundit?

Javët e fundit çmimi i arit ka shënuar një rritje të fortë duke vendosur një nivel të ri historik. Çmimi i arit në prill 2023 ishte në 2.000 dollarë për ons dhe rreth këtyre niveleve për rreth gjithë vitin 2023.
Në janar 2024 arriti në 2.035 dollaë dhe papritur në javët e fundit çmimi u rrit, drejt niveleve të 2.350 dollarëve. Disa nga fitimet u nxitën nga optimizmi se Fed po i afrohej uljes së normave të interesit, pasi normat më të larta të interesit zakonisht funksionojnë negativisht për arin. Kostot më të ulëta të huamarrjes në përgjithësi favorizojnë arin, i cili nuk paguan interes dhe ‘shtrydhet’ kur normat e Fed janë të larta.
Rritja e inflacionit e viteve të fundit, por mbi të gjitha vlerësimi se vështirë se do të ketë një deskalim të madh të tij me shpejtësi, ndihmon në rritjen e çmimit të arit, pasi rritja e çmimit të arit është më shumë agresive në periudha presionesh inflacioniste.
Gjithashtu, përkeqësimi i zhvillimeve gjeopolitike në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme rrit kërkesën për metalin e verdhë. Regjistrimi i niveleve të reja historike për arin shqetëson disa analistë, pasi ata besojnë se tensionet gjeopolitike dhe të dhënat makroekonomike nuk mund të justifikojnë një rritje kaq të madhe.
Analistët e Commerzbank, banka e dytë më e madhe në Gjermani, vlerësojnë se zhvillimet në tregun e arit kanë karakteristikat e një flluske racionale. Departamenti i mallrave të Commerzbank thekson se ka një divergjencë midis çmimit të arit dhe bazave dhe kjo nuk mund të vazhdojë përgjithmonë.
Megjithatë, analistët e JP Morgan “e shohin” çmimin e arit në 2.500 dollarë për ons, ndërsa analistët e Citi shfaqen më optimistë dhe e vendosin çmimin e arit në 3.000 dollarë për ons në 12 deri në 18 muajt e ardhshëm. Rritja e kërkesës nga bankat qendrore mund të shpjegojë në masë të madhe rritjen e çmimit të metalit të verdhë.
Blerjet e arit nga bankat qendrore kanë arritur nivele rekord në vitet e fundit pasi institucionet financiare kërkojnë të diversifikojnë zotërimet e tyre dhe të reduktojnë rreziqet e kreditit. Kina dhe Rusia janë blerësit kryesorë, të ndjekura nga India, Turqia dhe Brazili. Sipas një raporti të Këshillit Botëror të Arit, bankat qendrore në mbarë botën kanë tejkaluar për dy vite radhazi 1.000 ton blerje neto.
Dorina Kurtaj /SCAN

Kosovë, energjia elektrike më e lirë për konsum mbi 800 kWh - Fejzullahu: Kjo masë ndikon 25% të konsumatorëve të Kosovës
Shteti i Kosovës ka vendosur një ulje të tarifave të energjisë për konsumatorët që përdorin më shumë se 800 kWh në muaj dhe për bizneset. Kjo vendosje ka......

Lufta, “raketat iraniane godasin” tregun e kriptomonedhave - Bitcoin humbet 12% të vlerës për shkak të sulmeve në Lindjen e Mesme
Raketat që u përdorën nga Irani për të sulmuar shtetin Izraelitë duket se ka goditur edhe tregun e kriptovalutave por jo vetëm. Bitcoin, kriptovaluta më e......

Inspektime në hotele për bombulat a gazit - Ministrja Belinda Balluku: Plotësoni dosjet teknike, kontrollet mbyllen në Prill
Gjatë muajit Prill, strukturat hoteliere në vend do të inspektohen nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial sa i takon sigurisë të bombulave të gazit......

Krimi kibernetik u rrit vitin e kaluar në Shqipëri - Raporti/ Shtohen mashtrimi kompjuterik dhe ndërhyrja në të dhënat kompjuterike
Krimi kibernetik në Shqipëri pësoi një rritje prej 22.35% në vitin 2023, thuhet në raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme. Ndaj 225 personave janë......

Taksa e pronës, sa do rritet detyrimi për bizneset e qytetarët? - Ekspertët: Për bizneset do të 4-fishohet. Formula sesi do të llogaritet
Taksa e banesës, që do të nis të aplikohet prej 2026, do të rrisë detyrimin për qytetarët dhe për bizneset. Llogaritja e saj do të bëhet bazuar në çmimet që......

“Deti i qytetarëve të Kosovës, bjeshkët e shqiptarëve” - Kurtishaj: Lëvizja e lirë hap pozitiv, zhvillim i turizmit
Nënshkrimi i protokollit të ri, i cili mundëson lehtësimin e procedurave të kalimit në kufi për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës me procedura të shpejtuara......

A preket ekonomia shqiptare nga konflikti në Lindjen e Mesme? - Analiza/ Alarmi për stabilitetin e çmimeve, “cënohen” hidrokarburet
Vitet e fundit, tensione të përshkallëzuara deri në sulme kanë bërë që rendi politik, por edhe ai ekonomik të jetë i pasigurt. Ndërsa bota po i rikthehej disi......

MIE: Kërkimi i naftës nga Shell vazhdon - “Rezerva e naftës është e konfirmuar, po punohet për zgjidhjet teknologjike”
Marrëveshja hidrokarbure për kërkimin e naftës në Shpirag është në fuqi dhe nuk ka asnjë mbyllje të kërkimeve, sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe......