“Rimëkëmbja” ruse përmes gazit të lëngshëm - Shitjet në BE kompensojnë rënien në Azi

Europa është bërë "e pavarur" nga gazi natyror rus me një ritëm të shpejtë që nga lufta në Ukrainë. Rusia ka zëvendësuar tregjet e pasura perëndimore me dërgesa në Azi, veçanërisht Kinë dhe Indi.
Me ulje-ngritje, ky trend është krijuar që nga shpërthimi i konfliktit në Europë, megjithatë, tani analistët kanë gjetur një situatë krejtësisht të kundërt për LNG - gazin natyror të lëngshëm. Ndërsa dërgesat e këtij gazi natyror të lëngshëm po bien për klientët lindorë të Rusisë, vendet e kontinentit të vjetër po shtojnë blerjet e tyre.
Rusia ka rritur shitjet e saj të LNG jashtë vendit me 4.3%. Kjo statistikë erdhi pasi shitjet në Azi ranë 7%, ndërsa eksportet në Europë u rritën me 4%. Në këtë mënyrë, dërgesat e anijeve ruse në portet në Spanjë, Francë apo Belgjikë kaluan 5 milion ton në tremujorin e parë të 2024-ës. Një e dhjeta e gazit rus që më parë shkonte në BE nëpërmjet tubacioneve të gazit tani arrin përmes cisternave.
Deri në fund të vitit 2023, mbërritjet e gazit rus në Europë kishin rënë me 84% krahasuar me shifrat e vitit 2021. Vetëm 8% e këtij burimi arrin përmes tubacioneve të gazit, krahasuar me më shumë se 40% në "epokën e paraluftës". Ky ndryshim erdhi paralelisht me dërgimin rutinë të anijeve të SHBA-së përtej Atlantikut për të furnizuar kontinentin.
Në fakt, SHBA-ja përbënte rreth 48% të furnizimit global të LNG në vitin 2023. Megjithatë, Rusia mbetet në vendin e tretë të dukshëm me 13%. Të paktën kështu ishte në tablonë e plotë për vitin 2023, por ekspertët kanë frikë se mund të rrisë pjesën e saj të tregut në muajt e ardhshëm, pavarësisht sanksioneve.
S&P Global publikoi një raport të fundit në të cilin bën të qartë se Europa do të vazhdojë të varet nga gazi rus. Sipas përllogaritjeve të kësaj organizate, varësia nga LNG-ja ruse është rritur tashmë nga 13% në 16% në tremujorin e parë të 2024-ës me 4.89 milion ton kundrejt totalit 33.65 milion të konsumuar nga kontinenti.
Kompania tregon për tre vende: Francën, Spanjën dhe Belgjikën, megjithëse më i dalluari është vendi Iberik, i cili mori 32% të të gjitha dërgesave nga Rusia.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Situata në Lindjen e Mesme “ndez” tregjet - Metali dhe energjia rrezikojnë uljen e normave të interesit
Kriza e re në Lindjen e Mesme me kërcënimin e luftës midis Iranit dhe Izraelit po shkakton trazira të reja në tregjet globale të energjisë, metaleve, lëndëve......

Çmimet në rritje të arit - Çfarë fshihet pas “shkëlqimit” të fundit?
Javët e fundit çmimi i arit ka shënuar një rritje të fortë duke vendosur një nivel të ri historik. Çmimi i arit në prill 2023 ishte në 2.000 dollarë për ons......

Kosovë, energjia elektrike më e lirë për konsum mbi 800 kWh - Fejzullahu: Kjo masë ndikon 25% të konsumatorëve të Kosovës
Shteti i Kosovës ka vendosur një ulje të tarifave të energjisë për konsumatorët që përdorin më shumë se 800 kWh në muaj dhe për bizneset. Kjo vendosje ka......

Lufta, “raketat iraniane godasin” tregun e kriptomonedhave - Bitcoin humbet 12% të vlerës për shkak të sulmeve në Lindjen e Mesme
Raketat që u përdorën nga Irani për të sulmuar shtetin Izraelitë duket se ka goditur edhe tregun e kriptovalutave por jo vetëm. Bitcoin, kriptovaluta më e......

Inspektime në hotele për bombulat a gazit - Ministrja Belinda Balluku: Plotësoni dosjet teknike, kontrollet mbyllen në Prill
Gjatë muajit Prill, strukturat hoteliere në vend do të inspektohen nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial sa i takon sigurisë të bombulave të gazit......

Krimi kibernetik u rrit vitin e kaluar në Shqipëri - Raporti/ Shtohen mashtrimi kompjuterik dhe ndërhyrja në të dhënat kompjuterike
Krimi kibernetik në Shqipëri pësoi një rritje prej 22.35% në vitin 2023, thuhet në raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme. Ndaj 225 personave janë......

Taksa e pronës, sa do rritet detyrimi për bizneset e qytetarët? - Ekspertët: Për bizneset do të 4-fishohet. Formula sesi do të llogaritet
Taksa e banesës, që do të nis të aplikohet prej 2026, do të rrisë detyrimin për qytetarët dhe për bizneset. Llogaritja e saj do të bëhet bazuar në çmimet që......

“Deti i qytetarëve të Kosovës, bjeshkët e shqiptarëve” - Kurtishaj: Lëvizja e lirë hap pozitiv, zhvillim i turizmit
Nënshkrimi i protokollit të ri, i cili mundëson lehtësimin e procedurave të kalimit në kufi për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës me procedura të shpejtuara......