Nga 1 maji, skema e re e çmimit të energjisë për furrat e bukës - Enti Rregullator merr vendimin. Ja kategoritë e subjekteve që u ndryshon fatura

Duke nisur nga data 1 maj furrat e bukës, që tregtojnë edhe prodhime pastiçerie, brumrash apo kanë bar kafe do të paguajnë sipas skemës së re për faturat e energjisë elektrike.
Enti Rregullator i Energjisë miratoi ndryshimet e propozuara nga Operatori i Shpërndarjes së Enegjisë Elektrike, ndërkohë që sipas skemës së re do të aplikohen 3 fasha të ndryshme, në varësi të aktivitetit që ushtrojnë këto subjekte.
Te vetmet që nuk preken nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike janë furrat e bukës, që s’kanë asnjë aktivitet tjetër të integruar, ku çmimi do të vijojë të jetë 7.6 lekë/kwh. Ndërkohë që, për ato ambiente që kanë furra buke, produkte pastiçerie apo dhe produkte të tjera të brumërave, çmimi që do të aplikohet do të jetë 9.5 lekë/kwh.
Kategoria e tretë përfshin ato ambiente që janë më të zgjeruara e që kanë të përfshirë bar dhe kafe, për të cilat çmimi do të jetë 12 lekë/kwh. Aktualisht, të gjitha këto sipërmarrje tarifoheshin me 7.6 lekë/kwh, që ishte një çmim preferencial me qëllim mos ndikimin e kostove në çmimin e bukës.
Megjithatë, prej kohësh është ngritur shqetësimi se shumë prej furrave të bukës, funksionojnë si biznese të mirëfilltë duke tregtuar edhe produkte bulmeti, ndërsa në disa raste është shtuar edhe shërbimi i bar kafesë.
Për këtë arsye është theksuar se tashmë këto sipërmarrje duhet të paguajnë më shumë për energjinë elektrike, duke mos dëmtuar konkurrencën. Skema e re e tarifimit për këto subjekte u dakordësua më herët mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqatës që përfaqëson këto subjekte.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

29 mijë biznese njoftohen për detyrimet e “kripura” - 169 profesione të lira, parapagesë tatimi mbi fitimin nga 15-23%
Mbi 29 mijë bizneseve të cilat sipas ligjit në fuqi bëjnë pjesë në grupin e profesioneve të lira, u janë dërguar nga administrata tatimore detyrimet që duhet......

Taksa e trashëgimisë në të gjithë Europën: Si ndryshojnë rregullat, tarifat dhe të ardhurat?
Pabarazia në shpërndarjen e pasurisë është e përhapur në të gjithë Europën. 10% më e pasur në kontinent zotërojnë 67% të pasurisë, ndërsa gjysma e poshtme e të......

Ekonomia e Kinës tejkalon pritjet edhe pse stabiliteti ekonomik nuk është ende solid!
Shifrat e forta të prodhimit tejkaluan pritjet, megjithëse kriza e pronave të vendit ndikoi në rritjen. Ekonomia e Kinës u zgjerua me 5.3% në tremujorin e......

Forcohet sërish Dollari e Franga ndërsa Paundi e monedha europiane vijojnë zbritjen!
Dollari amerikan ka fituar sërish pikë këtë mëngjes pasi është blerë sot me 94.4 lekë dhe është shitur me 95.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

AKU nis inspektimet për sigurinë ushqimore - Cilat janë konkluzionet e kontrolleve në supermarket Xhangolli?
Përballë një fluksi të madh turistësh që pritet të vizitojnë Shqipërinë këtë vit, siguria ushqimore pritet të jetë prioritet. Ndërkohë Autoriteti Kombëtar......

Tesla redukton kostot në mënyrë dramatike - Largohen 14 mijë punonjës, përfshirë edhe drejtues
Tesla shkurton fuqinë punëtore globale me më shumë se 10%. Në një e-mail drejtuar punonjësve, Elon Musk shpjegoi se nisma në disa raste i detyrohet dyfishimit......

Kompania amerikane e çelikut bëhet japoneze! - Biden tentoi të bllokonte shitjen, por pa sukses. Protestojnë sindikatat
Më shumë se 98% e aksionerëve të kompanisë ‘US Steel’ pranuan ofertën e dhjetorit të ‘Nippon’ prej 55 dollarësh për aksion, dukshëm më shumë se çmimi aktual i......

“Rimëkëmbja” ruse përmes gazit të lëngshëm - Shitjet në BE kompensojnë rënien në Azi
Europa është bërë "e pavarur" nga gazi natyror rus me një ritëm të shpejtë që nga lufta në Ukrainë. Rusia ka zëvendësuar tregjet e pasura perëndimore me......