29 mijë biznese njoftohen për detyrimet e “kripura” - 169 profesione të lira, parapagesë tatimi mbi fitimin nga 15-23%

Mbi 29 mijë bizneseve të cilat sipas ligjit në fuqi bëjnë pjesë në grupin e profesioneve të lira, u janë dërguar nga administrata tatimore detyrimet që duhet të parapaguajnë mbi fitimin duke marrë në konsideratë të ardhurat e vitit 2023.
Sipas ligjit të ri për “Tatimin mbi të ardhurat”, nga 1 janari 2024 të gjithë personat fizikë tregtar apo të vetëpunësuarit e profesioneve të lira të kategorizuara në 26 lloje aktivitetesh, nuk do të trajtohen më si biznes i vogël me 0% tatim. Ata që sigurojnë të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë do të tatohen me 15% ndërsa ata që kanë të ardhura mbi 14 milionë lekë do të paguajnë 23% tatim.
Lista për profesionet e lira e miratuar, të cilat do të kenë detyrim të paguajnë tatimin mbi fitimin, përfshin në total 169 profesione.
Në këtë listë përfshihen vlerësuesit e pasurive të paluajtshme, juristë, avokatë, kontabilistë, arkitektë, agjenci që merren me sondazhe, me reklama, shërbimet veteriner, shërbimet e dhënies me qira të makinave, dhëniet me qira të sendeve të tjera, agjencitë e punësimit, agjencitë e udhëtimit, sigurimi i burimeve njerëzore operatorë turistikë, fotografë, videografë, prodhues të programeve, regjistrues të audiove për muzikë, aktivitete të IT, siguruesit, financier, ndërmjetësues financiar, prodhues filmash, administrim zyrash, call center, organizator eventesh, konferencash, arsimtarë, mjekë, dentistë, mjek të specializuar, qendra të kujdesit shëndetësor për të moshuarit, qendrat e kujdesit për të prapambetur mendor, infermier, aktivitetet sportive, krijuese, shplodhëse, aktivitetet e argëtimit. etj.
Efekti pozitiv në buxhetin e shtetit nga ky regjim i ri tatimor llogaritet në rreth 30 milionë euro. Futja në sistemin e taksimit e kësaj kategorie sipas Ministrisë së Financave është bërë për shkak se shumë profesionistë të lirë, ofronin shërbimin e tyre për kompani të ndryshme ndërkohë që nuk paguanin tatim për shkak se janë të regjistruar si persona fizik.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Taksa e trashëgimisë në të gjithë Europën: Si ndryshojnë rregullat, tarifat dhe të ardhurat?
Pabarazia në shpërndarjen e pasurisë është e përhapur në të gjithë Europën. 10% më e pasur në kontinent zotërojnë 67% të pasurisë, ndërsa gjysma e poshtme e të......

Ekonomia e Kinës tejkalon pritjet edhe pse stabiliteti ekonomik nuk është ende solid!
Shifrat e forta të prodhimit tejkaluan pritjet, megjithëse kriza e pronave të vendit ndikoi në rritjen. Ekonomia e Kinës u zgjerua me 5.3% në tremujorin e......

Forcohet sërish Dollari e Franga ndërsa Paundi e monedha europiane vijojnë zbritjen!
Dollari amerikan ka fituar sërish pikë këtë mëngjes pasi është blerë sot me 94.4 lekë dhe është shitur me 95.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

AKU nis inspektimet për sigurinë ushqimore - Cilat janë konkluzionet e kontrolleve në supermarket Xhangolli?
Përballë një fluksi të madh turistësh që pritet të vizitojnë Shqipërinë këtë vit, siguria ushqimore pritet të jetë prioritet. Ndërkohë Autoriteti Kombëtar......

Tesla redukton kostot në mënyrë dramatike - Largohen 14 mijë punonjës, përfshirë edhe drejtues
Tesla shkurton fuqinë punëtore globale me më shumë se 10%. Në një e-mail drejtuar punonjësve, Elon Musk shpjegoi se nisma në disa raste i detyrohet dyfishimit......

Kompania amerikane e çelikut bëhet japoneze! - Biden tentoi të bllokonte shitjen, por pa sukses. Protestojnë sindikatat
Më shumë se 98% e aksionerëve të kompanisë ‘US Steel’ pranuan ofertën e dhjetorit të ‘Nippon’ prej 55 dollarësh për aksion, dukshëm më shumë se çmimi aktual i......

“Rimëkëmbja” ruse përmes gazit të lëngshëm - Shitjet në BE kompensojnë rënien në Azi
Europa është bërë "e pavarur" nga gazi natyror rus me një ritëm të shpejtë që nga lufta në Ukrainë. Rusia ka zëvendësuar tregjet e pasura perëndimore me......

Situata në Lindjen e Mesme “ndez” tregjet - Metali dhe energjia rrezikojnë uljen e normave të interesit
Kriza e re në Lindjen e Mesme me kërcënimin e luftës midis Iranit dhe Izraelit po shkakton trazira të reja në tregjet globale të energjisë, metaleve, lëndëve......