Kostot e ushqimit, Shqipëria nën mesataren e BE-së - Zarzavatet "nxitën" rritjen. Importi i tyre preku kulmin

Lufta në Ukrainë rezultoi një “kërcënim” sa i përket çmimeve dhe sidomos për produktet e shportës. Grupi i ushqimeve udhëhoqi normën e inflacionit për muaj e muaj me radhë, duke regjistruar kështu rritjen më të madhe. Kjo rritje ka shoqëruar jo vetëm vendin tonë, por edhe shumë vende të tjera, sidomos ato që u prekën në mënyrë direkte nga konflikti.
Por si rezultoi norma e inflacionit për ushqimet në Shqipëri dhe në vendet e Europës dhe si është situata sot? “Scan Intel” ka kryer një analizë krahasuese të këtij treguesi para krizës së çmimeve dhe pas saj. Në muajin tetor të vitit 2022, ku norma e përgjithshme e inflacionit arriti në 8.3%, niveli më i lartë që prej vitit 1998-të, rikujtojmë se inflacioni për ushqimet ishte dyfish më i lartë. Të dhënat për Europën tregojnë po të njejtin trend. Megjithatë, përgjatë kësaj periudhe, krahasuar me inflacionin e mallrave ushqimore, pra me koston e ushqimeve në Europë, kishte vende që shfaqin tendenca shumë më të larta.
Aktualisht Shqipëria ka një normë inflacioni të përgjithshëm shumë më të ulët se disa vende të Europës dhe të rajonit, ndërkohë sa i përket çmimit të ushqimeve, të dhënat e Eurostat tregojnë se norma e çmimeve në vendin tonë është poshtë mesatares së BE-së. Norma e inflacionit për produktet ushqimore në vendin tonë vlerësohet në 2.4% në muajin shkurt të këtij viti, ndërkohë mesatarja e Bashkimit Europian është 2.7%. Pra, edhe pse norma e përgjithshme e inflacionit në vendin tonë është barazuar me atë të BE-së, të dhënat tregojnë se çmimet për ushqimet janë më të ulta. Rikujtojmë se në muajin shkurt të vitit të kaluar çmimet e ushqimeve ne vendin tonë rriteshin me 12%, ndërsa në BE me 19.5%.
Serbia dhe Maqedonia e Veriut renditen mbi mesataren europiane dhe mes vendeve të para në Europë me normën më të lartë të çmimit të ushqimeve. Norma e rritjes për muajin shkurt në këto dy vende llogaritet në 4.7% dhe 4% respektivisht. Ndërkohë, vende si Çekia, Hungaria, Danimarka, Finlanda dhe Lituania kanë regjistruar rënie të nivelit të inflacionit të ushqimeve. Rasti i Hungarisë ndër të tjera është një rast i pabesueshëm. Ndërsa në muajin shkurt të vitit të kaluar inflacioni i shportës ishte 47%, këtë vit është -2.2.
Ndërkohë që norma e përgjithshme u ndikua nga ushqimet, këto të fundit u ndikuan nga çmimet e zarzavateve, të cilat kanë shënuar një rritje dyshifrore për muaj më radhë. Shqipëria në muajin shkurt të vitit 2024 e regjistron këtë normë në 5.4%, akoma mbi mesataren e Bashkimit Europian, e cila vlerësohet në 1.2%. Maqedonia e Veriut kryeson vendet e Europës me një normë afër 21%, por është shumë pas normës në Turqi.
Por pse kjo rritje e lartë e çmimit të zarzavateve? Nisur nga të dhënat e tregtisë së jashtme shohim se importi i zarzavateve ka prekur rekord në dy vitet e fundit me të dhëna të plota, pra viti 2023 dhe viti 2022. Në vitin që lamë pas janë importuar rreth 3.3 miliardë lekë zarzavate nga 2.5 në vitin 2021, pra para krizës së çmimeve. Vlera e importit të zarzavateve në vitin 2023 është më e larta që nga viti 2005.
Xhorxhina Deda/SCAN

Nga 1 maji, skema e re e çmimit të energjisë për furrat e bukës - Enti Rregullator merr vendimin. Ja kategoritë e subjekteve që u ndryshon fatura
Duke nisur nga data 1 maj furrat e bukës, që tregtojnë edhe prodhime pastiçerie, brumrash apo kanë bar kafe do të paguajnë sipas skemës së re për faturat e......

29 mijë biznese njoftohen për detyrimet e “kripura” - 169 profesione të lira, parapagesë tatimi mbi fitimin nga 15-23%
Mbi 29 mijë bizneseve të cilat sipas ligjit në fuqi bëjnë pjesë në grupin e profesioneve të lira, u janë dërguar nga administrata tatimore detyrimet që duhet......

Taksa e trashëgimisë në të gjithë Europën: Si ndryshojnë rregullat, tarifat dhe të ardhurat?
Pabarazia në shpërndarjen e pasurisë është e përhapur në të gjithë Europën. 10% më e pasur në kontinent zotërojnë 67% të pasurisë, ndërsa gjysma e poshtme e të......

Ekonomia e Kinës tejkalon pritjet edhe pse stabiliteti ekonomik nuk është ende solid!
Shifrat e forta të prodhimit tejkaluan pritjet, megjithëse kriza e pronave të vendit ndikoi në rritjen. Ekonomia e Kinës u zgjerua me 5.3% në tremujorin e......

Forcohet sërish Dollari e Franga ndërsa Paundi e monedha europiane vijojnë zbritjen!
Dollari amerikan ka fituar sërish pikë këtë mëngjes pasi është blerë sot me 94.4 lekë dhe është shitur me 95.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

AKU nis inspektimet për sigurinë ushqimore - Cilat janë konkluzionet e kontrolleve në supermarket Xhangolli?
Përballë një fluksi të madh turistësh që pritet të vizitojnë Shqipërinë këtë vit, siguria ushqimore pritet të jetë prioritet. Ndërkohë Autoriteti Kombëtar......

Tesla redukton kostot në mënyrë dramatike - Largohen 14 mijë punonjës, përfshirë edhe drejtues
Tesla shkurton fuqinë punëtore globale me më shumë se 10%. Në një e-mail drejtuar punonjësve, Elon Musk shpjegoi se nisma në disa raste i detyrohet dyfishimit......

Kompania amerikane e çelikut bëhet japoneze! - Biden tentoi të bllokonte shitjen, por pa sukses. Protestojnë sindikatat
Më shumë se 98% e aksionerëve të kompanisë ‘US Steel’ pranuan ofertën e dhjetorit të ‘Nippon’ prej 55 dollarësh për aksion, dukshëm më shumë se çmimi aktual i......