Shqipëria Postuar më 16 Prill 2024, 13:28

Skemat për bujqësinë, 62 mijë kërkesa nga fermerët - Afati përfundon në 19 Prill, Tarelli: Janë regjistruar 250 aplikime si “grup fermerësh”

Nga SCAN TV
Skemat për bujqësinë, 62 mijë kërkesa nga fermerët

Më 19 prill përfundon afati për të aplikuar në një nga skemat e mbështetjes në bujqësi. Drejtori i Politikave në Ministrinë e Bujqësisë Irfan Tarelli tha se deri në mbrëmjen e 15 prillit janë regjistruar 62 mijë aplikime, pjesa më e madhe në Fier dhe Korçë.

Risi këtë vit ishte edhe mundësia e krijuar për fermerët e vegjël, të cilët mund të bëheshin pjesë e skemave të përfitimit duke aplikuar si “grup fermerësh”. Pranë ministrisë janë regjistruar deri më tani 250 kërkesa.

I ftuar në emsionin “Box to Box” Tarelli e konsideroi pjesëmarrjen pozitive teksa apeloi qytetarët që të shfrytëzojnë ditët e mbetura për të aplikuar. I pyetur nëse do të ketë shtyrje të afatit, duke qenë se koha e vënë në dispozicion është konsideruar e pamjaftueshme, drejtori i Politikave në Ministrinë e Bujqësisë tha se do të shihet ecuria në ditët në vijim.

Udhëzimi përcakton që pas përfundimit të afatit të aplikimeve nis edhe verifikimi i çdo kërkese dhe i dokumentacionit përkatës. Në rast se konstatohet mungesë dokumentacioni, qytetarët do të njoftohen pëmes llogarisë së tyre.

Vlen të theksohet, se nga momenti i njoftimit ata do të kenë 15 ditë kohë për të bërë plotësimin e dosjes. Gjithsej janë 8 kategori të cilat do të përfitojnë nga fondi 31 milionë dollarë që është vënë në dispozicion.

Ada Hazizolli/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat