Shqipëria Postuar më 16 Prill 2024, 13:13

Lejet e ndërtimit, ndryshime në ligjin e territorit - Muçaj: Synohet derregullimi. Gështenja: KKT merr në dorë shumë kompetenca

Nga SCAN TV
Lejet e ndërtimit, ndryshime në ligjin e territorit - Muçaj:

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar në parim ndryshimet në ligjin “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, teksa mbledhja u shoqërua me diskutime mbi kompetencat e shtuara që do të marrë Këshilli Kombëtar i Territorit, në drejtim të lejeve të ndërtimit dhe zhvillimit të territorit, duke përfshirë dhe burimet ujore.

Ndërkaq, deputetët e maxhorancës sugjeruan ndryshime në drejtim të lejeve të ndërtimit në fshat, të cilat do të diskutohen gjatë shqyrtimit të projektligjit nen për nen.

Zv. ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Enkelejda Muçaj tha se ndryshimet synojnë derregullimin dhe mirëmenaxhimin e burimeve ujore, duke shkurtuar kohën e marrjes së lejes së ndërtimit.

Ndërkohë, sipas deputetëve të opozitës ndryshimet bien ndesh me autonominë vendore dhe kompetencat që kanë bashkitë në drejtim të administrimit të territorit.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat