Europa Postuar më 17 Prill 2024, 10:33

Restorantet ndalojnë celularët në tavolinat e tyre - Verë falas dhe ulje çmimi për ata që “heqin dorë” nga teknologjia

Nga SCAN TV
Restorantet ndalojnë celularët në tavolinat e tyre - Verë

Në Verona të Italisë është regjistruar vetëm rasti i fundit i kësaj natyre: Restorantet në këmbim të një shishe vere i kërkojnë klientëve të lënë celularët në hyrje, të mbyllur në një sirtar, për të shijuar darkën dhe shoqërinë, duke parë edhe njëri-tjetrin në sy.

Ashtu siç bëhej në kohët e vjetra, kur pajisjet dixhitale nuk ishin një shtojcë e trupit të njeriut. “Të gjithë në tavolinë, por pa celularë” është tashmë një slogan që ka kohë që po bëhet gjithnjë e më popullor, jashtë vendit, por edhe në Itali, nga Veriu në Jug dhe mund të gjendet i shkruar në hyrje të ambienteve apo edhe në fund të menusë. Dhe kuzhinieri nuk pranon të janë më as fjalëkalimin e tij të Wi-Fi.

Prandaj, telefonat celularë janë të ndaluar jo vetëm kur jeni duke i dhënë makinës ose në shkollë. Shpesh klienti që pranon ftesën për t'u shkëputur nga telefoni në tavolinë merr kupona për t'i përdorur në drekën ose darkën e ardhshme. Në Romë ofrohet në këmbim një libër me poezi.

Celularët e lënë në arkë edhe në Cuneo dhe një pikë e dyfishtë në kartën e klientit, i cili pas 10 pijeve merr një falas. Në Teramo u jepen zbritje atyre që nuk bëjnë muhabet ndërsa hanë. Me një kufizim shtesë: 15% zbritje për sa kohë që të gjithë personat që ulen në të njëjtën tavolinë shkëputen dhe jo vetëm disa anëtarë të një grupi miqsh ose familjarësh.

Me pak fjalë, nga Piemonte në Friuli Venezia Giulia, duke kaluar përmes Romës, deri në Kampania, ky trend po bëhet gjithnjë e më popullor.

Në Kanada në vitin 2017, një restorant në Halifax ndaloi pajisjet dixhitale, duke përfshirë tabletët dhe iPad-ët, gjatë kohës së aperitivit. “Bëj miq, fol e mos u fut në internet”, ishte mesazhi në tabelën në hyrje.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat