Me tren falas për të zbuluar Europën - 35 mijë bileta, në dispozicion për të rinjtë

Udhëtoni falas me tren nëpër Europë! Është mundësia që u ofron 35 mijë të rinjve programi DiscoverEU i Komisionit Europian i cili ka publikuar thirrjen për aplikim. Afati i aplikimit është deri të martën 30 Prill ora 12.
Të rinjtë e lindur nga 1 korriku 2005 deri më 30 qershor 2006, të cilët kanë shtetësi ose vendbanim në një nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian ose në një nga vendet e treta të lidhura me programin Erasmus+ (Islanda, Lihtenshtajni, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Serbia dhe Turqia) kanë të drejtë aplikimi gjithashtu.
Kandidatët do të duhet t'i përgjigjen një kuiz-i me gjashtë pyetje në Portalin Europian të Rinisë. Komisioni më pas do të rendit kandidatët në bazë të përgjigjeve të tyre dhe do të ofrojë bileta treni në bazë të renditjes, brenda kufijve të lejeve të disponueshme.
Aplikantët e përzgjedhur do të marrin një biletë falas për udhëtimin me tren në Europë midis 1 korrikut 2024 dhe 30 shtator 2025 për një periudhë maksimale prej 30 ditësh dhe do të marrin një Kartë Rinore Europiane e cila do t'u japë akses në ulje çmimesh për vizitat kulturore, aktivitetet mësimore, sportet, transport, akomodim dhe ushqim.
Pjesëmarrësit mund të udhëtojnë vetëm ose në një grup deri në 5 persona. Përpara paraqitjes së një aplikacioni, duhet të caktohet një drejtues grupi për të plotësuar formularin e aplikimit dhe për t'iu përgjigjur kuizit.
Gjatë paraqitjes së aplikimit, drejtuesi i grupit merr një kod të cilin duhet t'ua transmetojë anëtarëve të grupit për t'i lejuar ata të regjistrohen. Me kodin e dhënë nga drejtuesi i grupit, anëtarët e tjerë të grupit mund të regjistrohen online dhe të plotësojnë të dhënat e tyre personale.
Komisioni filloi DiscoverEU në qershor 2018 dhe më pas e integroi atë në programin Erasmus+ 2021-2027. Që nga viti 2018, janë shpërndarë 284.000 bileta. Përvoja e DiscoverEU u mundësoi të rinjve të kuptojnë më mirë kulturat e tjera dhe historinë europiane dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre gjuhësore.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Rekord pjesëmarrje në zgjedhjet e Parlamentit Evropian - Sipas Eurobarometrit, 2/3 e qytetarëve do të shkojnë në kutitë e votimit
Pothuajse 2/3 e qytetarëve të BE-së thonë se do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Europian. Tëdhënat janë publikuar nga raporti i......

Turizmi i lundrimit thyen rekorde të njëpasnjëshme - Këtë vit priten 35.7 milionë pasagjerë në të gjithë botën
Çdo rekord i mëparshëm është tejkaluar në vitin 2023 nga turizmi i kroçerave, sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata Ndërkombëtare e Linjave të Kroçerave -......

“Ekonomia globale përballet me vështirësi” - FMN: Kina dhe përshkallëzimi i luftërave janë rreziqet kryesore
Ekonomia globale është e vendosur për një vit tjetër rritjeje të ngadaltë por të qëndrueshme, sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, me fuqinë e......

Restorantet ndalojnë celularët në tavolinat e tyre - Verë falas dhe ulje çmimi për ata që “heqin dorë” nga teknologjia
Në Verona të Italisë është regjistruar vetëm rasti i fundit i kësaj natyre: Restorantet në këmbim të një shishe vere i kërkojnë klientëve të lënë celularët në......

USAID rinovon marrëveshjen me Shqipërinë, Mete: Zgjerohet më tej financimi, shtyhet deri në 2030 afati
Qeveria Shqiptare ka nënshkruar rinovimin e marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “Për forcimin e......

Priten reshje shiu intensive në Shqipëri - Mbrojtja Civile, apel institucioneve për gatishmëri maksimale
Pas disa ditëve me temperatura tipike verore, temperaturat do të shënojnë ulje prej disa gradë, ndërsa do të ketë edhe reshje shiu intensive. Parashikimi nga......

Kush po “luan” me euron? - Ekspertët: Ja kur pritet të forcohet monedha europiane
Pikiata e monedhës evropiane kundrejt lekut, duke prekur kufirin e 100 lekëve, nivelit më të ulët që prej korrikut 2023, për ekspertin Adrian Civici ka ardhur......

Skemat për bujqësinë, 62 mijë kërkesa nga fermerët - Afati përfundon në 19 Prill, Tarelli: Janë regjistruar 250 aplikime si “grup fermerësh”
Më 19 prill përfundon afati për të aplikuar në një nga skemat e mbështetjes në bujqësi. Drejtori i Politikave në Ministrinë e Bujqësisë Irfan Tarelli tha se......