Desktop - General - 1
Desktop - General - 44
Shqipëria Postuar më 17 Prill 2024, 11:01

Administrata Tatimore sqarim për këstet e Tatim Fitimit 2024 - Përllogaritja e kësteve sipas vetëdeklarimit më 2023, detyrim ligjor

Nga SCAN TV
Administrata Tatimore sqarim për këstet e Tatim Fitimit 2024 -

Në një sqarim të shpërndarë nga Administrata Tatimore, për llogaritjen e tatim fitimit thuhet se përllogaritja e kësteve, bazuar në vetëdeklarimet e vitit 2023 është detyrim ligjor, dhe si i tillë duhet zbatuar.

Në njoftimin e tatimeve thuhet se ‘Tatimpaguesit, që ofrojnë shërbime profesionale, duhet ta parapaguajnë tatimin për vitin 2024 në përputhje me fitimin e vetëdeklaruar në deklaratën e vitit 2023.

Përllogaritja e kësteve për vitin 2024 bazohet mbi fitimin e vetëdeklaruar dhe vlera e përllogaritur është ndarë për periudhën Prill-Dhjetor 2024, në 9 këste.

Llogaritja e parapagimit është bërë mbi normat progresive: 15% deri në masën e fitimit 14 milion lekë dhe 23% për çdo vlerë fitimi mbi 14 milion lekë. Këstet mund të paguhen në bazë mujore, por edhe një herë në tre muaj sipas datave:

- Brenda 30 qershorit, për muajt prill, maj, qershor

- Brenda 30 shtatorit, për muajt korrik, gusht, shtator

- Brenda 31 dhjetorit, për muajt tetor, nëntor dhjetor.

Për çdo paqartësi tatimpaguesit mund të marrin sqarime në Drejtoritë Rajonale përkatëse.

SCAN

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
All - General - 3
Desktop - General - 7

Më të vizituarat