Bota Postuar më 17 Prill 2024, 10:59

SHBA, vendi me rezervën më të lartë në Bitcoin - Arkham: 13.4 MLD dollarë të mbajtura në BTC!

Nga SCAN TV
SHBA, vendi me rezervën më të lartë në Bitcoin -

Qeveria e Shteteve të Bashkuara mban 212,847 BTC, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania mbajnë 61,245  dhe 49,858 BTC. Këto të dhëna janë të publikuara nga “Arkham”, kjo e fundit është një platformë inteligjence e fokusuar në sektorin e kriptomonedhave.

Të konvertuara me vlerën aktuale që ka kiptomonedha më e madhe, SHBA zotëron 13.4 miliardë dollar në bitcoin ndërsa 2 vendet europiane, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania zotërojnë përkatësisht nga  3.8 dhe 3.1 miliardë dollarë.

Sipas Arkham përveç bitcoin Shtetet e Bashkuara të Amerikës kaë gjithashtu rezerva të konsiderueshme në etherium, ku sëbashku me kripto të tjera si tether usdt dhe usdc vlera totale shkon deri në 200 milionë dollarë.

Një pjesë e rëndësishme e mbajtjeve të Bitcoin nga qeveria e Shteteve të Bashkuara vjen nga sekuestrimet e lidhura me tregtinë e errët në internet Silk Road, hakeri i saj Jimmy Zhong, si dhe hakerët e këmbimtarisë së kriptovalutave Bitfinex.

Në Shqipëri, kriptomonedhat mbeten ende një temë delikate për qytetarët, vitin që lamë pas u fut në fuqi ligji për kriptomonedhat ku çdo individë që do kryente “minig”, do të taksohej pasi quheshin të ardhura nga mjete virtuale.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat