Marrëveshja e pensioneve me Italinë, në Kuvend - Pritet ratifikimi. Do të përfitojnë rreth 200 mijë emigrantë shqiptarë

Pas nënshkrimit në Romë në fillim të muajit shkurt nga dy ministrat e jashtëm, qeveria shqiptare ka dërguar për ratifikim në Kuvend marrëveshjen me qeverinë italiane në fushën e sigurimeve shoqërore. Janë rreth 200 mijë emigrantë shqiptarë, që do të përfitojnë nga marrëveshja, të cilët pas finalizimit të saj, do t’ju krijohet mundësia edhe e transferimit të pensionit në Itali.
Marrëveshja parashikon njohje të periudhave kontributive për efekt pensioni. Konkretisht, për të dalë në pension pleqërie në Itali duhet që të plotësohen 20 vite pune, ndërsa në Shqipëri pragu i vendosur është 15 vite pune. Në mënyrë hipotetike, një qytetarë shqiptarë që ka në total 36 vite pune, nga të cilat 22 vite në Itali dhe 16 në Shqipëri, do të marrë pension në Itali për 22 vite dhe në Shqipëri për 16 vite.
Në nenin 12 të draft marrëveshjes specifikohet se “Nëse një person nuk ka të drejtën për një përfitim për shkak të periudhave të vlefshme, të pamjaftueshme sipas legjislacionit të një Pale, atëherë ajo Palë do të përcaktojë të drejtën e atij personi për përfitim duke mbledhur periudhat e vlefshme me kusht që këto periudha të mos mbivendosen”.
Drafti përcakton edhe kriteret në rastet kur nuk plotësohet pragu kontributiv në njërin shtet. Në këto raste, qytetarët do të përfitojnë vetëm pensionin në atë shtet ku plotësojnë kriterin apo kushtin e vjetërsisë në punë.
Përpara se marrëveshja të nis zbatimin duhet që fillimisht të ratifikohet në parlamentet respektivë. Për këtë do të duhet të kalojnë së paku edhe dy muaj të tjerë. Pas ratifikimit dhe botimit në fletoren zyrtare do të nisë edhe zbatimi duke iu dhënë mundësinë emigrantëve të përfitojnë dy pensione, konkretisht një në Shqipëri dhe një në Itali.
Në dispozitat kalimtare bëhet po ashtu e qartë se marrëveshja nuk ka fuqi prapavepruese, ç’ka do të thotë se ata të cilët janë aktualisht në pension nuk janë pjesë e saj, duke nënkuptuar faktin qe perfitues jane vetëm ata që dalin rishtazi në pension.
Ada Hazizolli/SCAN
Sondazh

Projekti hekurudhor i Korridorit VIII, në vëmendje të BE - Financohen 418 milionë euro për segmentin Durrës-Maqedoni e Veriut
Projekti për dy segmentet hekurdhurore shqiptare të Korridorit VIII është në fazë përgatitore, ka bërë të ditur Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor.......

Si ndahen bizneset sipas formës së regjistrimit? - Në tre muajt e parë të vitit, 3.915 subjekte janë “Person Fizik”
Bizneset në vendin tonë regjistrohen në disa forma të ndryshme ligjore. Kështu duke filluar biznese si person fizik, si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar,......

Transporti ajror, Shqipëria në krye të listave globale të rritjes - Rama: Krenarë që Shqipëria kryeson në rritjen e trafikut të pasagjerëve
Trasnporti ajror shqiptar shënon një rekord rritjeje gjatë muajit shkurt. Në një postim në platformën X, kryeministri Rama sjell të dhënat më të fundit......

Administrata Tatimore sqarim për këstet e Tatim Fitimit 2024 - Përllogaritja e kësteve sipas vetëdeklarimit më 2023, detyrim ligjor
Në një sqarim të shpërndarë nga Administrata Tatimore, për llogaritjen e tatim fitimit thuhet se përllogaritja e kësteve, bazuar në vetëdeklarimet e vitit 2023......

SHBA, vendi me rezervën më të lartë në Bitcoin - Arkham: 13.4 MLD dollarë të mbajtura në BTC!
Qeveria e Shteteve të Bashkuara mban 212,847 BTC, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania mbajnë 61,245 dhe 49,858 BTC. Këto të dhëna janë të publikuara nga......

Shembujt/ Sa tatim do paguajnë profesionet e lira? - Detyrimi për t’u paguar shpërndahet në 3 këste
Rreth 29 mijë subjekte të cilat bëjnë pjesë në kategorinë e profesioneve të lira, do duhet të parapagujnë tatimin mbi fitimin gjatë këtij viti, ku tashmë......

Forcohen ndjeshëm valutat kryesore – Rikuperon monedha europiane
Dollari amerikan blihet sot me 94.8 lekë dhe shitet me 95.9 lekë sipas kursit të këmbimit lokal krahasuar me ditën e djeshme. Monedha europiane ka......

Me tren falas për të zbuluar Europën - 35 mijë bileta, në dispozicion për të rinjtë
Udhëtoni falas me tren nëpër Europë! Është mundësia që u ofron 35 mijë të rinjve programi DiscoverEU i Komisionit Europian i cili ka publikuar thirrjen për......