Si ndahen bizneset sipas formës së regjistrimit? - Në tre muajt e parë të vitit, 3.915 subjekte janë “Person Fizik”

Bizneset në vendin tonë regjistrohen në disa forma të ndryshme ligjore. Kështu duke filluar biznese si person fizik, si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, shoqëri aksionere etj.
Referuar të dhënave të Open Data Albania, në muajt e parë të këtij viti, biznese sipas formës ligjore janë regjistruar 5322 gjithsej. Por çfarë thonë shifrat për secilën kategori?.
Në po të njëjta të dhëna, raportohet se bizneset e regjistruar si Person Fizik kryesojnë për vitin 2024, ku janë regjistruar 3915 gjithsej në të gjithë Shqipërinë. Person Fizik quhet një individ që kërkon të ushtrojë një aktivitet tregtar të pavarur dhe është i vetëpunësuar, i vetëm dhe/ose me punëmarrës anëtarë të papaguar të familjes dhe persona të tjerë. Personi fizik regjistrohet si i tillë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Nëse një Person Fizik ka një xhiro vjetore të biznesit nga 0 deri në 2 milionë Lekë ai nuk është subjekt i TVSH dhe Tatimit mbi fitimit, por ka detyrime për të deklaruar dhe paguar Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore dhe Tatimin mbi të Ardhurat Personale; Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin; dhe Tatimin në Burim.
Sipas kalkulimeve të Open Data Albania, të dytët për nga renditja e shifrave janë ato biznese të regjistruar si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me 1380 gjithsej. Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar është një shoqëri tregtare, e themeluar nga persona fizikë ose juridikë, të cilët nuk përgjigjen për detyrimet e shoqërisë tregtare dhe mbulojnë personalisht humbjet e shoqërisë deri në pjesën e pashlyer të kontributeve të nënshkruara. Kontributet e ortakëve përbëjnë kapitalin e regjistruar të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar.
Secili ortak gëzon kuotën e tij në shoqëri, në përpjesëtim me kontributin që ka dhënë në kapital. Kapitali i regjistruar i shoqërisë ndahet ndërmjet ortakëve në kuota, sipas këtij raporti. Ndërkohë, referuar të dhënave të Open Data Albania, si shoqëri e thjeshtë janë regjistruar 13 biznese.
Së fundmi janë shtuar dhe bizneset që operojnë nga investitorë të huaj, por sipas formës ligjore si degë e shoqërisë së huaj janë regjitruar 6 të tillë për muajt e parë të këtij viti. Ndërkohë nga 3 përkatësisht janë regjistruar si Shoqëri e Bashkëpunimit bujqësore si dhe Shoqëri Aksionere.
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

Transporti ajror, Shqipëria në krye të listave globale të rritjes - Rama: Krenarë që Shqipëria kryeson në rritjen e trafikut të pasagjerëve
Trasnporti ajror shqiptar shënon një rekord rritjeje gjatë muajit shkurt. Në një postim në platformën X, kryeministri Rama sjell të dhënat më të fundit......

Administrata Tatimore sqarim për këstet e Tatim Fitimit 2024 - Përllogaritja e kësteve sipas vetëdeklarimit më 2023, detyrim ligjor
Në një sqarim të shpërndarë nga Administrata Tatimore, për llogaritjen e tatim fitimit thuhet se përllogaritja e kësteve, bazuar në vetëdeklarimet e vitit 2023......

SHBA, vendi me rezervën më të lartë në Bitcoin - Arkham: 13.4 MLD dollarë të mbajtura në BTC!
Qeveria e Shteteve të Bashkuara mban 212,847 BTC, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania mbajnë 61,245 dhe 49,858 BTC. Këto të dhëna janë të publikuara nga......

Shembujt/ Sa tatim do paguajnë profesionet e lira? - Detyrimi për t’u paguar shpërndahet në 3 këste
Rreth 29 mijë subjekte të cilat bëjnë pjesë në kategorinë e profesioneve të lira, do duhet të parapagujnë tatimin mbi fitimin gjatë këtij viti, ku tashmë......

Forcohen ndjeshëm valutat kryesore – Rikuperon monedha europiane
Dollari amerikan blihet sot me 94.8 lekë dhe shitet me 95.9 lekë sipas kursit të këmbimit lokal krahasuar me ditën e djeshme. Monedha europiane ka......

Me tren falas për të zbuluar Europën - 35 mijë bileta, në dispozicion për të rinjtë
Udhëtoni falas me tren nëpër Europë! Është mundësia që u ofron 35 mijë të rinjve programi DiscoverEU i Komisionit Europian i cili ka publikuar thirrjen për......

Rekord pjesëmarrje në zgjedhjet e Parlamentit Evropian - Sipas Eurobarometrit, 2/3 e qytetarëve do të shkojnë në kutitë e votimit
Pothuajse 2/3 e qytetarëve të BE-së thonë se do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Europian. Tëdhënat janë publikuar nga raporti i......

Turizmi i lundrimit thyen rekorde të njëpasnjëshme - Këtë vit priten 35.7 milionë pasagjerë në të gjithë botën
Çdo rekord i mëparshëm është tejkaluar në vitin 2023 nga turizmi i kroçerave, sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata Ndërkombëtare e Linjave të Kroçerave -......