Shqipëria Postuar më 17 Prill 2024, 13:44

Nga “Shqipëria 1 euro”, në “Shqipëria partnere” - Peleshi: Investitorë të huaj, interes për industrinë tonë ushtarake”

Nga SCAN TV
Nga “Shqipëria 1 euro”, në “Shqipëria

Industria ushtarake në Shqipëri pritet të riaktivizohet. Sipas Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, investitorët e huaj kanë shfaqur interes nga ku ka patur inspektime.

“Shqipëria është nga vendet e pakta në rajon që e ka të fjetur industrinë ushtarake. Ka nevojë për investime, investitorë, ndërmarrjet shtetërore i kemi në proces transformimi në Sh. A. për ta riaktivizuar përmes investimeve për të zhvilluar industri. Tani jemi edhe më të qartë për të negociuar. Ne duhet të ndryshojmë qasjen, nga “Shqipëria 1 euro” të “Shqipëria partnere”, tha ai.

Ndërkohë, në mbledhjen e qeverisë u miratua projektligji “Për pagesat e prapambetura të ish-punonjësve të Kombinatit mekanik të Poliçanit”.

“Vlera është mbi 83 mln lekë të reja, janë mbi 120 punonjës, ish-punonjës që përfitojnë pra pagimin e detyrimeve, bëhet fjalë për paga dhe sigurime shoqërore. Ne kemi marrë përsipër përmes këtij projektligji pagesën për pagat dhe sigurimet shoqërore të prapambetura. Kemi parasysh Poliçanin, dhe kombinatin e Gramshit. Poliçani s’ka fare aktivitet, ndërsa Mjeksi dhe Gramshi kanë pak aktivitet që lidhet me demontimin. Nuk kanë detyrime si rasti I Poliçanit. Kemi pasur interes për industrinë tonë ushtarake, investitorë të huaj, kanë ardhur vizituar, kanë parë potencialin e tyre”, tha Peleshi.

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat