Shqipëria Postuar më 17 Prill 2024, 13:46

Nga indeksimi tek kontributet, si do ndryshojë skema e pensioneve? - Deputetja e PS-së, Resulaj: Rritja, e diferencuar. Do rishikohen edhe rimbursimet

Nga SCAN TV
Nga indeksimi tek kontributet, si do ndryshojë skema e pensioneve? -

Nga vlerësimet e deritanshme të skemës së pensioneve, ndërhyrja për përmirësimin e saj, pritet të bëhet në disa drejtime, duke nisur nga indeksimi, kompensimet deri tek kontributet për të vetëpunësuuarit në bujqësi.

Detajet u përcollën nga deputetja e Partisë Socialiste Pranvera Resulaj. Nga studio e emsionit “Box to Box” Resulaj tha se indeksimi, që aktualisht bëhet bazuar në normën e inflacionit parashikohet të jetë i diferencuar, duke sjellë një rritje të unifikuar për të gjithë.

Konkretisht një masë indeksimi 3 apo 4 për qind nuk sjell njësoj të ardhura për një që trajtohet me pension të ulët dhe një tjetër që merr pension maksimal. Qëllimi do të jetë që masa e shtesës të jetë e njejtë, për rrjedhojë norma apo vlera e indeksimit do të jetë e ndryshme.

Një tjetër komponent që pritet të rishikohet është dhe ai që ka të bëjë me kompensimet që marrin pensionistët, që pritet po ashtu të pësojnë rritje. Jashtë vemendjes nuk do qendrojë edhe skema për të vetëpunësuarit në zonat rurale.

Qeveria po sheh mundësinë e zbutjes së diferencave në nivelin e kontributeve që ekzistojnë aktualisht ndërmjet të vetëpunësuarve në fshat në raport me ato në qytet, duke subvencionuar pjesën e mbetur. Përmes këtyre ndryshimeve synohet qendrueshmëria e skemës, si edhe një shpërndarje më e drejtë e mbështetjes për këtë kategori.

Ada Hazizolli/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat