Si po reflektohet rënia e euros te kursimet e shqiptarëve - Analiza e shifrave për depozitat bankare në monedhë të huaj

Nënçmimi drastik u monedhës së përbashkët në tregun shqiptar ka nisur të pasqyrohet te depozitat në valutë në sistemin bankar. Ndërsa kishin shënuar rritje dyshifrore gjatë gjysmës së dytë të vitit të shkuar, si dhe në fillim të këtij viti, depozitat në valutë kanë shënuar rënie në muajin prill.
Totali i tyre ka rënë në 817 miliardë lekë në fund të prillit, nga 848,3 miliardë në janar të këtij viti. Rënia kishte nisur që në mars, por në formë më të dukshme është shfaqur në muajin prill. Është sektori i individëve ai që edhe ka shënuar tkurrjen më të dukshme. Nga 203,4 miliardë lekë në janar të këtij viti, ato kanë rënë në 203,4 miliardë në muajin prill.
Ndryshimi korrespondon me nënçmimin rekord që ka shënuar monedha e përbashkët evropiane gjatë muajve të fundit.
Ndërkaq deri në tremujorin e parë të këtij viti, depozitat në valutë kanë qenë edhe një faktor rritje, me depozitat në lekë që shënuar një rritje modeste. Sipas treguesve zyrtarë, depozitat në sistemin bankar kanë shfaqur rritje vjetore me 9.6%, nivel ky i ngjashëm me rritjen mesatare të shënuar në gjysmën e dytë të vitit 2022.
Kjo ecuri reflekton rritjen e ngadaltë të depozitave në lekë (2.9%), ndërkohë që depozitat në valutë kanë vijuar të rriten me norma dyshifrore për tremujorin e parë të vitit (15.7%). Duhet theksuar gjithësesi, se zgjerimi i ngadaltë i depozitave në lekë është ndikuar nga zhvendosja e kursimeve të individëve drejt investimeve në letrave më vlerë të qeverisë, kthimet nga të cilat janë rritur ndjeshëm më shpejt se ato të
depozitave. Ndërkohë që për tre muajt e parë, struktura e fondeve të bankave vijoi të zhvendoset drejt atyre në valutë, të cilat përbëjnë rreth 54.1% të totalit, ose 1.2 p.p. më shumë se e njëjta periudhë një vit më parë.
SCAN
Sondazh

Bujqësia, “e paprekshme” nga zhvlerësimi i euros - 5 mujori/ Produktet bujqësore rritje eksportesh në vlerë dhe sasi
Në 5 muajt e parë të vitit, eksportet e produkteve bujqësore kanë pasur performancë pozitive si në sasi edhe në vlerë. Duket se edhe pse zhvlerësimi i euros......

Ecuria e projekteve në infrastukturën rrugore - Evis Berberi: Në të gjithë vendin janë të hapura dhe po punohet në 30 kantiere
Në akset kombëtare rrugore të vendit po punohet me intensitet te lartë. Pavarësisht vështirësive si në rastin e tunelit në rrugën e Arbrit, puna nuk ka ndaluar......

Sa licenca për prodhim kanabisi mund të miratojë Shqipëria? - Detajet e projektit/ Sipërfaqja maksimale për kultivim 10 hektarë
Kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale tashmë do të jetë i lejuar edhe në vendin tonë. Në projektligjin e hartuar nga qeveria, detajohet......

‘Pastrimit të Parave’ po i ‘spastrohen’ punonjësit - Në Kuvend nisma për ndryshimin e pagave për DPPPP
Institucionet publike po përballen gjithashtu me mungesën e profesionistëve, kjo edhe për shkak se sektori privat shfaqet më konkurrues në aspektin e trajtimit......

ISHP tender 5.1 milionë lekë për mirëmbajtjen stacionare të ajrit - Operatori Ekonomik duhet të kryej proceset ekzaminuese, testuese dhe ndërhyrje për riparim
Instituti i Shëndetit Publik ka hapur procedurë prokurimi me objekt marrëveshje “Shërbim i mirëmbajtjes së stacionarëve të ajrit” dhe me fond limit rreth 5.1......

Sa na ka kushtuar rritja e çmimeve? - Shqiptarët konsumuan 742 euro për frymë më shumë gjatë 2022-shit. “Fatura”, më e kripur se në BE
Rreth 5200 euro për frymë vlerësohet nga Eurostat konsumi i një shqiptari mesatarisht për vitin 2022. Shifra fiksohet në 5178 euro për frymë, nga 4436 euro për......

Pse nuk funksionuan pajisjet elektronike në zgjedhje? - KQZ, tender 4.5 milionë lekë për verifikimin e problematikave
Rreth 4.5 milionë lekë pritet të kushtojë shërbimi për verifikimin e shkaqeve të mosfunksionimit të pajisjeve të identifikimit elektronik në disa qendra votimi......

Konsumatorët rizbulojnë mënyrat e të blerit - Kriza e kostos së jetesës, terren për mallrat e përdorur
Kriza ekonomike, kriza pandemike, kriza inflacioniste dhe në sfondin e përgjithshëm kriza klimatike. Ky kuadër i krizës tashmë ka krijuar zakone konsumi......