Sa na ka kushtuar rritja e çmimeve? - Shqiptarët konsumuan 742 euro për frymë më shumë gjatë 2022-shit. “Fatura”, më e kripur se në BE

Rreth 5200 euro për frymë vlerësohet nga Eurostat konsumi i një shqiptari mesatarisht për vitin 2022. Shifra fiksohet në 5178 euro për frymë, nga 4436 euro për frymë që ishte në vitin 2021, në rritje me 16.7%. Kjo rritje është ndjeshëm mbi normën e Bashkimit Europian, që fiksohet pranë 10%. Nga ana tjetër, rritja e shpenzimeve për frymë prej rreth 17% gjatë vitit 2022 duket të jetë rrjedhojë e drejtpërdrejtë e rritjes së çmimeve, më shumë se sa e rritjes së konsumit, në një kohë që ky i fundit gjatë vitit të kaluar u tkurr si pasojë e inflacionit.
Madje, rritje e shpenzimeve prej 16.7% është mbi dy herë më e lartë se norma zyrtare e inflacionit për vitin 2021 në vendin tonë. Në Bashkimin Europian, norma zyrtare e inflacionit për vitin 2022 fiksohet në 9.2%, ndërsa rritja e shpenzimeve për frymë pranë 10%, çka tregon një përputhje mes dy shifrave, në një kohë që në realitetin shqiptar, norma zyrtare e inflacionit fiksohet në 6.7% sipas Instat, dhe shpenzimet për frymë janë rritur me 16.7% sipas Eurostat, pra 2.5 herë më të larta.
Pavarësisht rritjes së shpenzimeve mbi mesataren e Europës, shqiptarët janë ata që konsumojnë më pak në të gjithë kontinentin, tregojnë shifrat. Asnjë shtet tjetër i Europës, mes atyre të marrë në analizë, nuk regjistron një shifër të konsumit për frymë nën 5178 euro në vit.
Për t`u rikthyer te krahasimi me Europën, shifrat e Eurostat tregojnë se një europian mesatar shpenzon në vit rreth 23 mijë euro, ose mbi 4 herë më shumë se një shqiptar. Por, e standardizuar me fuqinë blerëse kjo diferencë ngushtohet, pasi një shqiptar konsumon sa 40% e një europiani.
Vetëm për ushqim ndërkohë, mesatarisht një shqiptar shpenzoi gjatë vitit 2022 rreth 2002 euro, nga 1697 euro që shpenzonte në vitin 2021, në rritje me 18%. Edhe kjo rritje është ndjeshëm më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, që fiksohet pranë 11.9%, si dhe më e lartë se rritja e çmimeve të konsumit për ushqimet sipas Institutit të Statistikave në vendin tonë.
Një europian mesatar ndërkohë shpenzon rreth 2342 euro për ushqim në vit, çka tregon se shqiptarët shpenzojnë për ushqim thuajse njësoj sa europianët, edhe pse të ardhurat janë ndjeshëm më të ulta se në Europë. Krahasuar me rajonin ndërkohë, shqiptarët shpenzojnë për ushqim rreth 39% më shumë. Vetëm malazezët shpenzojnë më shumë se në në rajon për ushqim. Në rast se krahasimin e bëjmë me Prodhimin e Brendshëm Bruto, në total, shpenzimet për ushqim përkthehen në 31% të prodhimit ekonomik të vendit, sinjalizojnë shifrat e Eurostat, të analizuara nga “Scan Intel”.
Nga ana tjetër, çmimet në Shqipëri janë sa 55.2% e mesatares së Bashkimit Europian, dhe në rritje krahasuar me vitin 2021, kur kjo normë fiksohej pranë 53.8%, cka tegon se në drejim të cmimeve, Shqipëria po i afrohet gjithmonë e më shumë Europës.
Pra, shqiptarët janë ata që shpenzojnë më pak mes europianeve, ata që kanë njohur një rritje më të lartë të shpenzimeve se bashkimi europian nga vitit 2021 në vitin 2022. Në harkun e një viti, shpenzimet e një shqiptari janë rritur mesatarisht me 742 euro, ose rreth 62 euro çdo muaj.
SCAN
Sondazh

Pse nuk funksionuan pajisjet elektronike në zgjedhje? - KQZ, tender 4.5 milionë lekë për verifikimin e problematikave
Rreth 4.5 milionë lekë pritet të kushtojë shërbimi për verifikimin e shkaqeve të mosfunksionimit të pajisjeve të identifikimit elektronik në disa qendra votimi......

Konsumatorët rizbulojnë mënyrat e të blerit - Kriza e kostos së jetesës, terren për mallrat e përdorur
Kriza ekonomike, kriza pandemike, kriza inflacioniste dhe në sfondin e përgjithshëm kriza klimatike. Ky kuadër i krizës tashmë ka krijuar zakone konsumi......

Athina mbetet destinacioni kryesor turistik në Greqi - Ishujt regjistrojnë performancë të dobët
E ndërsa të ardhurat turistike që arritën në 1.5 miliardë euro deri në prill, në Greqi, tregojnë një rritje 15% krahasuar me 1.3 miliardë euro në 2019 - ën dhe......

Powell rrëzon bursat europiane - Sinjalizon një rrugë të gjatë për të sjellë inflacionin në objektiv
Tregjet europiane po qëndrojnë në rënie edhe në sesionin e sotëm, pasi shefi i Rezervës Federale, Jerome Powell sinjalizoi të tjera rritje të interesave në......

178 milionë euro për një shtëpi - Del në shitje banesa më e shtrenjtë në Dubai
Pallati i Mermerit bie në sy jo vetëm për koston e tij, por edhe për dekorimin e tij “të artë”. Kjo rezidencë 187 milionë euro në Dubai është e dekoruar me......

Lufta teknologjike shumë frontale nga Kina - Pekini përqendron forcat tek Inteligjenca Artificiale
Rivaliteti i Kinës jo vetëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe me Europën dhe vende të tjera si Japonia, është përshkallëzuar për shkak të luftës së......

Komisioni europian kërkon më shumë para nga vendet e BE - Në total synohen 98.8 miliardë euro kontribute nga shtetet anëtare
Komisioni europian kërkon më shumë para për buxhetin e BE – së, meqënëse shumë gjëra kanë ndryshuar nga 2020, kur u ra dakord për kornizën e fundit financiare......

Nis ndërtimi i tunelit më të gjatë nënujor në botë - Funksional në vitin 2029, do të lidhë Danimarkën me Gjermaninë
Ka nisur ndërtimi i tunelit më të madh nënujor në botë, i cili do të lidhë Danimarkën me Gjermaninë nga viti 2029. I ashtuquajturi tuneli ‘Fehmarnbelt’ do të......