Lufta teknologjike shumë frontale nga Kina - Pekini përqendron forcat tek Inteligjenca Artificiale

Rivaliteti i Kinës jo vetëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe me Europën dhe vende të tjera si Japonia, është përshkallëzuar për shkak të luftës së teknologjisë që ka shpërthyer mbi kontrollin e teknologjisë – duke përfshirë mikroçipet dhe inteligjencën artificiale.
Zhvillimi i fundit në këtë betejë të ashpër është se Holanda dëshiron të miratojë legjislacion të veçantë që do të përdoret për të ndaluar studentët kinezë të ndjekin programet universitare dhe kurset mbi teknologjitë e ndjeshme, duke përfshirë mikroçipet dhe mbrojtjen. Ky zhvillim është shumë i rëndësishëm sepse Holanda konsiderohet vendi me teknologjinë më të lartë të prodhimit të mikroçipëve në Europë. ASML Holding me qendër në Holandë është kompania më e madhe gjysmëpërçuese në Kontinentin e Vjetër. ASML me bazë në Veldhoven është një lider botëror në prodhimin e makinerive litografike, të cilat përdorin dritën për të përpunuar silikonin, materialin bazë të mikroçipëve. Klientë të tillë si TSMC i Tajvanit, Samsung i Koresë dhe SMIC i Kinës përdorin pajisjet e kompanisë holandeze për të prodhuar në masë mikroçipe të tillë.
Në tetor 2022, administrata Biden ndaloi kompanitë kineze të blinin mikroçipa të avancuar dhe pajisje për prodhimin e gjysmëpërçuesve pa leje të posaçme. Ajo gjithashtu kufizoi aftësinë e qytetarëve amerikanë për të ofruar mbështetje për zhvillimin ose prodhimin e çipave në objekte të caktuara prodhuese në Kinë. Në Gjermani, ministria e ekonomisë e ndaloi Elmos Semiconductor, një prodhues mikroçipësh makinash, që t'i shiste fabrikën e saj në qytetin e Dortmundit te Silex, e cila është një degë suedeze e Sai Microelectronics të Kinës.
Kina, nga ana e saj, ka ndjekur për vite me radhë një politikë të kufizimit të prodhuesve të huaj të produkteve të teknologjisë në tokën e saj, duke u dhënë atyre një zgjedhje ose të zbulojnë detaje jetike të dizajnit ose të dalin nga tregu. Ligji kinez kërkon që këto produkte, duke përfshirë mikroçipet dhe komponentët lazer, të projektohen, zhvillohen dhe prodhohen në Kinë.
Kina nuk dëshiron të mbetet prapa në zhvillimin e inteligjencës artificiale (AI) dhe gjysmëpërçuesve, dy elementë kryesorë në garën globale për epërsi teknologjike, e cila është një burim kryesor i tensionit gjeopolitik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I vetëdijshëm se këto dy fusha do të jenë kritike për të ardhmen ekonomike dhe ushtarake të Kinës, Pekini po dyfishon përpjekjet për të gjetur zgjidhje të brendshme pasi Uashingtoni kufizon aksesin në teknologjinë e fundit që Kinës i nevojitet për të prodhuar mikroçipe.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Komisioni europian kërkon më shumë para nga vendet e BE - Në total synohen 98.8 miliardë euro kontribute nga shtetet anëtare
Komisioni europian kërkon më shumë para për buxhetin e BE – së, meqënëse shumë gjëra kanë ndryshuar nga 2020, kur u ra dakord për kornizën e fundit financiare......

Nis ndërtimi i tunelit më të gjatë nënujor në botë - Funksional në vitin 2029, do të lidhë Danimarkën me Gjermaninë
Ka nisur ndërtimi i tunelit më të madh nënujor në botë, i cili do të lidhë Danimarkën me Gjermaninë nga viti 2029. I ashtuquajturi tuneli ‘Fehmarnbelt’ do të......

Pse biznesi në Kinë po bëhet më i vështirë për kompanitë europiane pavarësisht rihapjes së vendit?!
Bizneset europiane në Kinë kanë filluar ta kenë më të vështirë të operojnë në vend, edhe pasi vendi është rihapur nga Covid, zbuloi Dhoma e Tregtisë e BE-së në......

Çmimet gjermane të energjisë janë aq të larta sa po i shtyjnë kompanitë të zhvendosen!
Çmimet gjermane të energjisë janë aq të larta sa disa kompani po mendojnë të largohen krejtësisht nga vendi, sipas Siegfried Russwurm, kreu i Federatës......

Polonia dëshiron të rrisë pagën e saj minimale me 20% - Pse kjo po shqetëson ekonomistët?
Qeveria e Polonisë ka propozuar një rritje rekord të pagës minimale kombëtare prej më shumë se 23%, një lëvizje që ka shqetësuar ekonomistët se kjo do të......

Borxhi neto i Britanisë arrin nivelin më të lartë në më shumë se 60 vjet - Kalon 100% të PBB-së së vendit!
Borxhi neto i sektorit publik të Mbretërisë së Bashkuar në maj tejkaloi 100% të PBB-së së vendit për herë të parë që nga viti 1961, tha të mërkurën Zyra për......

Kamionët serbë bëjnë bllokadë në kufirin me Kosovën!
Javën e kaluar, Prishtina njoftoi se po bllokonte kamionët me targa serbe që të hynin në Kosovë për atë që e përshkroi si një arrestim të rremë të tre policëve......

Mbyllje alarmante e farmacive në Gjermani. Pse po ndodh kjo?!
Farmacitë janë mbyllur me një ritëm alarmant vitet e fundit në Gjermani, me më shumë se 120 prej tyre të mbyllura vetëm në tre muajt e parë të vitit, sipas të......