Komisioni europian kërkon më shumë para nga vendet e BE - Në total synohen 98.8 miliardë euro kontribute nga shtetet anëtare

Komisioni europian kërkon më shumë para për buxhetin e BE – së, meqënëse shumë gjëra kanë ndryshuar nga 2020, kur u ra dakord për kornizën e fundit financiare shumëvjecare, e vlefshme për 7 vitet e ardhshme.
Komisioneri europian për buxhetin Johannes Hahn shpjegoi se mesazhi për kryeministrat dhe ministrat e financave është i qartë: nëse dëshirojnë të jenë aktorë politikë dhe ekonomikë seriozë në nivel global duhen më shumë burime.
Fillimisht cdo gjë ka të bëjë me luftën në Ukrainë: vendeve anëtare i kërkohen 50 miliardë euro më shumë për 3 vjecarin 2024-2027, për të mbështetur vendim gjatë pushtimit rus dhe për të kontribuar në rindërtimin e tij.
15 miliardë të tjera duhen për t’u përballur me krizën e emigrantëve, ku kërkohet financim dhe nga vendet e Afrikës së Veriut për të kontrolluar flukset dhe atyre të Lindjes së Mesme për të strehuar refugjatët siriamë. 10 miliardë euro do të përdoren për një platformë të re për teknologjitë strategjike, një lloj fondi për sektorët më inovativë të industrisë.
Rreth 19 miliardë euro do të duhen për rimbursimin e interesave mbi borxhin, tre për mjetet e fleksibitetit dhe rreth dy për pagat e zyrtarëve europianë. Paga të cilat kanë rritur për shkak të inflacionit. Në total janë 65.8 miliardë kontribute më shumë që iu kërkohen vendeve anëtare të Bashkimit Europia, dhe 33 më shumë që do të duhet të rimbursohen meqë i janë dhënë borxh Ukrainës.
Nuk bëhet fjalë për një shifër modeste, aq sa disa qeveri nuk duken shumë të gatshme për të bërë lëshime. Sipas të përditshmes ‘Politico”, Gjermania dhe vendet e Ulëta kanë bërë të qartë që tani se nuk kanë ndërmend të japin më shumë para se shifra e vendosur në ndihmë të Ukrainës.
Por pavarësisht kësaj parlamenti europian jep shenja optimizmi. Komisioni europian shpreson të arrijë një marrëveshje me Këshillin dhe Parlamentin brenda gjysmës së muajit nëntor të këtij viti, por negociatat për më shumë fonde parashikohen të vështira, të gjata dhe të komplikuara.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Nis ndërtimi i tunelit më të gjatë nënujor në botë - Funksional në vitin 2029, do të lidhë Danimarkën me Gjermaninë
Ka nisur ndërtimi i tunelit më të madh nënujor në botë, i cili do të lidhë Danimarkën me Gjermaninë nga viti 2029. I ashtuquajturi tuneli ‘Fehmarnbelt’ do të......

Pse biznesi në Kinë po bëhet më i vështirë për kompanitë europiane pavarësisht rihapjes së vendit?!
Bizneset europiane në Kinë kanë filluar ta kenë më të vështirë të operojnë në vend, edhe pasi vendi është rihapur nga Covid, zbuloi Dhoma e Tregtisë e BE-së në......

Çmimet gjermane të energjisë janë aq të larta sa po i shtyjnë kompanitë të zhvendosen!
Çmimet gjermane të energjisë janë aq të larta sa disa kompani po mendojnë të largohen krejtësisht nga vendi, sipas Siegfried Russwurm, kreu i Federatës......

Polonia dëshiron të rrisë pagën e saj minimale me 20% - Pse kjo po shqetëson ekonomistët?
Qeveria e Polonisë ka propozuar një rritje rekord të pagës minimale kombëtare prej më shumë se 23%, një lëvizje që ka shqetësuar ekonomistët se kjo do të......

Borxhi neto i Britanisë arrin nivelin më të lartë në më shumë se 60 vjet - Kalon 100% të PBB-së së vendit!
Borxhi neto i sektorit publik të Mbretërisë së Bashkuar në maj tejkaloi 100% të PBB-së së vendit për herë të parë që nga viti 1961, tha të mërkurën Zyra për......

Kamionët serbë bëjnë bllokadë në kufirin me Kosovën!
Javën e kaluar, Prishtina njoftoi se po bllokonte kamionët me targa serbe që të hynin në Kosovë për atë që e përshkroi si një arrestim të rremë të tre policëve......

Mbyllje alarmante e farmacive në Gjermani. Pse po ndodh kjo?!
Farmacitë janë mbyllur me një ritëm alarmant vitet e fundit në Gjermani, me më shumë se 120 prej tyre të mbyllura vetëm në tre muajt e parë të vitit, sipas të......

Nafta, e qëndrueshme pranë 76 USD - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa një ditë më parë publikoi humbje për të tretën ditë me radhë. Forcimi i dollarit amerikan dhe......