Si po ndryshon industria minerare - Planet e qeverisë drejt njësive të mëdha operuese
Industria minerare është në një fazë ndryshimi madhor, kalimin në një drejtim tjetër, atë të krijimit të njësive të mëdha operuese.
Gjatë dy viteve te fundit 2024 - 2025 Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka revokuar në total 27 leje minerare, për dy arsye kryesore:
1. Nuk kanë pasur aktivitet për më shumë se 1 vit kalendarik
2. Nuk kanë kryer pagesën e rehabilitimit.
Burime nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëjnë të ditur se strategjia e re e zhvillimit të industrisë minerare do të mbështetet në operimin përmes njësive të mëdha, që përfshijnë jo vetëm kërkim - shfrytëzimin, por edhe përpunimin e mineraleve.
Kjo sepse tregu dhe ecuria aktuale e sektorit minerar po fillon qartazi të përjashtojë mikroaktivitetet minerare. Njësoj sikurse tregu, dhe sektori përjashtoi para rreth 10 vitesh mbivendosjet e lejeve minerare, të cilat ishin praktika të zakonshme
Këtij synimi po i shërben edhe ngritja rreth 1 vit më parë e Institutit të Ekselencës për RaW Materials, edhe te EITi, i cili po krijon baza për vlerësimin e rezervave minerare me një orientim drejt lëndëve të para kritike dhe strategjike
Aktualisht jane disa subjekte që kanë shprehur interesin për të investuar në këtë fushë. Një prej tyre është edhe kompania CVMR, e cila tashmë ka fituar edhe statusin e investitorit strategjik.
Pra po,sipas burimeve të MIE, po shkohet në një nivel tjetër pasi nuk mund të vazhdohet më me iniciativat individuale që nuk përmbushin as kushtet e sigurisë, dhe asgjë tjetër.
Shqipëria, sipas Vizionin 2030, është e detyruar që edhe në sektorin minerar të aplikojë kuadrin ligjor europian, duke i dhënë kështu rëndësi mineraleve të cilat janë tashmë të dobishme për industrinë dhe për fushën inovative dhe për pjesën inovative të industrisë dhe duke krijuar njësi të mëdha dhe të fuqishme që krijojnë eficiencë ekonomike dhe jo më me minierat e vogla me teknologji të vjetëruar.

BE disburson 100 milionë euro për Shqipërinë - Renditet vendi me performancën më të mirë në rajon!
Bashkimi Evropian ka disbursuar 100 milionë euro për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, pasi vendi ka përmbushur me sukses......

Me “sytë” vetëm nga shteti për pensionet! - Si mund të sigurojmë të ardhura më të larta në pleqëri? Privati, mbështetje për shtetërorin
Me sytë vetëm nga indeksimi dhe bonusi i fundvitit, por duke harruar që ekzistojnë edhe mënyra të tjera për të përfituar një masë më të lartë pensioni në......

Ministri Salla takon drejtorin rajonal të FAO-së për Evropën dhe Azinë Qendrore
Në kuadër të Ditës Botërore të Ushqimit dhe 80-vjetorit të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis......

Ngarkesat detare në port, ulen kostot për transportuesit - Marrëveshja/ Shkëmbim i të dhënave përmes platformës ASYHUB
Tregtia midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera do të përmirësohet më tej, përmes thjeshtimit të procedurave dhe uljes së kostove. Në vijim të modernizimit......

Sa janë mesatarisht hapësirat e banesave në Shqipëri? Indeksi i Deloitte/ Më të mëdha se në disa qytete evropiane
Indeksi i Pronave i publikuar nga Deloitte sjell të dhëna të detajuara mbi strukturën e banesave të reja në disa qytete europiane. Në të gjithë Europën,......

Më shumë shqiptarë po marrin hua te të afërmit - Raporti i BSH: Në 39% të rasteve, ajo deklarohet në formën e parasë në dorë
Më shumë shqiptarë po marrin hua nga burime joformale, duke kërkuar ndihmë në para nga të afërmit apo miqtë për të mbuluar shpenzimet e tyre për konsum ose......

Sa i kushton çdo familjeje “darka jashtë”/ Shqiptarët derdhin 636 milionë euro në vit për hotele e restorante
Një familje shqiptare shpenzon mesatarisht 7 mijë lekë ose 70 euro në muaj për dalje në restorante apo për qëndrime në hotele, sipas të dhënave më të fundit......

Shqipëria e Kosova, nuk paguajnë për sigurimin e jetës - Vetëm 9% të të gjitha primeve të shkruara bruto. Xprimm i rendit të fundit në rajon
Shqiptarët, qoftë në Shqipëri apo Kosovë, vijojnë të sigurojnë më pak jetën e tyre në të gjithë rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore. Sipas raportit më të......