Nafta, e qëndrueshme pranë 76 USD - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës

Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa një ditë më parë publikoi humbje për të tretën ditë me radhë. Forcimi i dollarit amerikan dhe shpresat për stimuj në ekonominë kineze kanë ofruar një mbështetje për çmimet e naftës.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 76 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 71 dollarë për fuçi. Dollari amerikan gjeti një mbështetje të lehtë nga të dhënat shumë pozitive mbi ndërtimin e shtëpive të reja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, investitorët janë të shqetësuar për zbehjen e rimëkëmbjes ekonomike në Kinë, që është importuesja më e madhe e naftës në botë.
Për këtë arsye, Banka Qendrore e Kinës uli interesin për kreditë 1-vjeçare dhe 5-vjeçare me 10 pikë bazë, në përpjekje për të mbështetur kreditimin. Edhe investitorët në tregun e naftës po presin dëshminë e shefit të FED, Jerome Powell, përpara Kongresit amerikan dhe të dhënat mbi rezervat e naftës në SHBA për javën e kaluar. Analistët e anketuar nga Reuters parashikojnë se, rezervat do të kenë rënë me rreth 400 mijë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 16 qershor.
SCAN
Sondazh

Dobësohen sërish Dollari amerikan dhe monedha europiane!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish rënie këtë mëngjes pasi në raport me një ditë parë ka humbur sërish pikë duke u blerë sot me 97.3 lekë dhe duke u shitur......

Tregu monetar vijon qëndrueshmërinë - Investitorët presin dëshminë e Powell në kongresin amerikan
Tregu monetar vijon qëndrueshmërinë edhe në sesionin e sotëm, sepse investitorët po presin dëshminë e shefit të Rezervës Federale, Jerome Powell, përpara......

Bursat europiane vijojnë rënien - Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar rriten me 8.7%
Tregjet europiane janë hapur në rënie të lehtë edhe në sesionin e sotëm, pasi të dhënat mbi inflacionin në SHBA rezultuan më lart se parashikimet e analistëve.......

Raporti i INSTAT, ministrja Krifca: Rritje dyshifrore e eksporteve bujqësore në vlerë dhe në sasi!
Sipas raportit të INSTAT eksportet e produkteve bujqësore i janë rikthyer rritjes së fortë dyshifrore për të tretin muaj radhazi në maj, duke bërë që i gjithë......

Biznesi fason/ DPT: Skemë mashtrimi me sigurimet shoqërore të punonjësve. Të përfshirë edhe shtetas italian!
Administrata Tatimore njofton se ka zbuluar një skemë mashtrimi me Sigurimet Shoqërore ku subjekte të ndryshme, që operojnë në sektorin Fason, të lidhura me......

Eksportet i “nënshtrohen” fatit të euros - Bien me 11.7% në maj, edhe pse u rritën në peshë. Importet në rritje
Zhvlerësimi i euros vijon të shfaqë efekte në eksportet shqiptare. Kështu, shifrat e tregtisë së jashtme për muajin maj tregojnë se eksportet e vendit në vlerë......

ERE, e “prerë” me furrat e bukës - Energjia, Ahmeti: Çmimi preferencial, vetëm për bukën. Është abuzuar, me produkte të tjerë!
Çmimi preferencial është vetëm për prodhimin e bukës dhe jo për zhvillimin e aktiviteteve të tjerë tregtarë”. Kreu i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit......

Projektet për gazifikimin e vendit - Shuli: Tubacioni Fier-Vlorë dhe depozita e gazit të lëngshëm nisin brenda vitit
Gjatë raportimit në Komisionin paralamentar të Veprimtarive Prodhuese, anëtarët e bordit të Entit Rregullator të Energjisë dhanë detaje mbi disa nga projektet ......