Raporti i INSTAT, ministrja Krifca: Rritje dyshifrore e eksporteve bujqësore në vlerë dhe në sasi!
Sipas raportit të INSTAT eksportet e produkteve bujqësore i janë rikthyer rritjes së fortë dyshifrore për të tretin muaj radhazi në maj, duke bërë që i gjithë 5-mujori të qëndrojë me tendencë pozitivë. Sipas njoftimit të ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, statistikat zyrtare konfirmojnë trendin në rritje të qëndrueshme të këtij sektori, që ka nisur prej fillimit të këtij viti.
Krifca iu referua raportit të Tregtisë së Jashtme, të publikuar nga INSTAT gjatë kësaj jave, sipas të cilit, “eksportet e produkteve bujqësore për muajin Maj 2023 dhe periudhën Janar-Maj 2023 (5M 2023) shënojnë rritje dominante në grupmallrat "Ushqim, pije, duhan"”.
“Për 5 mujorin, ky grup është zgjeruar me 15% për shkak të ecurisë së mirë që shënoi që prej fillimit të vitit,” thuhet në njoftim.
Sipas statistikave gjatë 5-Mujorit (Janar-Maj 2023) eksportet e grupmallrave "Ushqim, pije, duhan" shënuan rritje në sasi dhe vlerë respektivisht me +11.3% në sasi (nga 145.5 mijë ton në 5M 2022, në 162 mijë ton në 5M 2023) dhe rritje +15.3% në vlerë (nga 20.32 mld lekë në 5M 2022, në 23.44 mld lekë në 5M 2023) dhe gjithashtu në maj sektori i bujqësisë iu rikthye rritjes së shpejtë të eksporteve, që u zgjeruan me 24.6%.
INSTAT bën të ditur se, gjatë muajit Maj 2023 eksportet e grupmallrave "Ushqim, pije, duhan" shënuan rritje respektivisht me +26.5% në sasi (nga 41.6 mijë ton në Maj 2022, në 52.6 mijë ton në Maj 2023) dhe +24.6% në vlerë (nga 5.24 mld lekë në Maj 2022, në 6.53 mld lekë në Maj 2023).
Ministrja Krifca theksoi se, rritjen e eksporteve e ka mundësuar zgjerimi i prodhimit bujqësor vendas falë përpjekjes dhe punës së palodhshme të fermerëve, por edhe falë mbështetjes së qeverisë.
“Politikat e duhura kanë mbështetur zinxhirin prodhues-grumbullues e standardizues të produkteve që ka forcuar pozicionin “made in Albania” në tregjet e eksportit, duke na sjell më afër me përmbushjen e objektivit prej 1 miliard dollarë eksporte bujqësore brenda vitit 2030”, u shpreh ministrja, teksa vuri në dukje, se sot eksportet bujqësore shqiptare, shkojnë në 78 shtete të botës.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Biznesi fason/ DPT: Skemë mashtrimi me sigurimet shoqërore të punonjësve. Të përfshirë edhe shtetas italian!
Administrata Tatimore njofton se ka zbuluar një skemë mashtrimi me Sigurimet Shoqërore ku subjekte të ndryshme, që operojnë në sektorin Fason, të lidhura me......

Eksportet i “nënshtrohen” fatit të euros - Bien me 11.7% në maj, edhe pse u rritën në peshë. Importet në rritje
Zhvlerësimi i euros vijon të shfaqë efekte në eksportet shqiptare. Kështu, shifrat e tregtisë së jashtme për muajin maj tregojnë se eksportet e vendit në vlerë......

ERE, e “prerë” me furrat e bukës - Energjia, Ahmeti: Çmimi preferencial, vetëm për bukën. Është abuzuar, me produkte të tjerë!
Çmimi preferencial është vetëm për prodhimin e bukës dhe jo për zhvillimin e aktiviteteve të tjerë tregtarë”. Kreu i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit......

Projektet për gazifikimin e vendit - Shuli: Tubacioni Fier-Vlorë dhe depozita e gazit të lëngshëm nisin brenda vitit
Gjatë raportimit në Komisionin paralamentar të Veprimtarive Prodhuese, anëtarët e bordit të Entit Rregullator të Energjisë dhanë detaje mbi disa nga projektet ......

Si po ndikojnë ndryshimet klimatike në prodhimet bujqësore? - Guri: Efektet e para tek pemët frutore, kujdes i shtuar për burimet ujore
Ndryshimet klimatike në Shqipëri, të cilat kanë qenë më të theksuara në dekadën e fundit, po sjellin ndikimet e veta në prodhimet bujqësore në vend. Në një......

Udhëzimi i financave “shpëton” administratën nga gjobat - Rritja e pagave, rastet kur nuk do të aplikohen sanksionet
Rritja e pagave në sektorin publik, e cila ende nuk është reflektuar në listëpagesa, ka sjellë vonesa në dorëzimin e tyre nga administrata publike,......

Normalja e re ‘’e tmerrshme” në Britani - Miliona njerëz anashkalojnë ose reduktojnë vaktet
Inflacioni i shfrenuar i ushqimeve dhe mbështetja e dobët e shtetit po i detyrojnë njerëzit në Britani të bëjnë zgjedhje të pamundura, sipas të dhënave të......

Japonia nënshkroi një marrëveshje kritike për mineralet me SHBA-në, por ende po humbet garën globale të automjeteve elektrike!
Japonia po përgatitet të jetë një lojtar më i madh në hapësirën e EV duke nënshkruar një marrëveshje kritike të tregtisë së mineraleve me SHBA-në, por ajo ka......