Shqipëria Postuar më 21 Qershor 2023, 09:41

Biznesi fason/ DPT: Skemë mashtrimi me sigurimet shoqërore të punonjësve. Të përfshirë edhe shtetas italian!

Nga SCAN TV
Biznesi fason/ DPT: Skemë mashtrimi me sigurimet shoqërore të

Administrata Tatimore njofton se ka zbuluar një skemë mashtrimi me Sigurimet Shoqërore ku subjekte të ndryshme, që operojnë në sektorin Fason, të lidhura me njëra-tjetrën kanë përdorur skemën e hapjes dhe mbylljes së NIPT-ve, kalimin e biznesit nga një emër në një tjetër me qëllim shmangien e pagesës së Sigurimeve Shoqërore për punonjësit e tyre.

Sipas njoftimit në subjektet e identifikuara nga Administrata Tatimore janë konstatuar individë me shtetësi shqiptare dhe italiane, që ushtrojnë aktivitete ekonomike në disa qytete të Shqipërisë, të cilët kanë transferuar aktivitetin e tyre nga një emër në një emër tjetër si palë të lidhura.

DPT bën me dije se Administrata Tatimore po ndjek me prioritet hetimet ndaj këtyre shoqërive për të vërtetuar dhe dokumentuar shkeljen e ligjit dhe për ti kallëzuar këto shoqëri dhe individë përgjegjës me shkelje të rëndë pranë organeve ligjzbatuese.

Gjithashtu DPT u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të denoncojnë pranë DPT rastet e mospagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore nga ana e punëdhënësit si e drejtë ligjore që çdo qytetar ka për të siguruar pension në të ardhmen dhe shërbime shëndetësore falas.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat