Shqipëria Postuar më 20 Qershor 2023, 14:19

ERE, e “prerë” me furrat e bukës - Energjia, Ahmeti: Çmimi preferencial, vetëm për bukën. Është abuzuar, me produkte të tjerë!

Nga SCAN TV
ERE, e “prerë” me furrat e bukës - Energjia, Ahmeti:

Çmimi preferencial është vetëm për prodhimin e bukës dhe jo për zhvillimin e aktiviteteve të tjerë tregtarë”. Kreu i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti ka reaguar në lidhje me debatin për çmimin e energjisë elektrike për këto subjekte, duke shtuar se përgjatë këtyre viteve është abuzuar, duke tregtuar edhe artikujt të tjerë brenda furrave.

Ahmeti e konsideroi të pamundur edhe instalimin e 2 matësve, sipas aktivitetit që ushtrohet, një kërkesë kjo e bërë nga Shoqata e Bukës.

Tregtimi i prodhimeve të brumit, pastiçerisë apo produkteve të tjerë ushqimorë nga furrat e bukës riktheu pak ditë më parë debatin e vitit 2018 për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për këto subjekte. Sipas Shoqatës së Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave, aktualisht janë rreth 4000 furra buke që e paguajnë energjinë elektrike me një çmim preferencial prej 7.6 lekë/ kWh.

Aktualisht palët janë në bisedime, porn ë rast të faturimit me çmime normale biznesi atëhere këto subjekte do të duhet ta pagujanë energjinë me 18.8 lekë/ kWh, çka rrjedhimisht mund të ndikojë në rritjen e çmimit të bukës.

Ola Mitre / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......