Shqipëria Postuar më 20 Qershor 2023, 14:18

Projektet për gazifikimin e vendit - Shuli: Tubacioni Fier-Vlorë dhe depozita e gazit të lëngshëm nisin brenda vitit

Nga SCAN TV
Projektet për gazifikimin e vendit - Shuli: Tubacioni Fier-Vlorë dhe

Gjatë raportimit në Komisionin paralamentar të Veprimtarive Prodhuese, anëtarët e bordit të Entit Rregullator të Energjisë dhanë detaje mbi disa nga projektet  që pritet të zbatohen në drejtim të gazifikimit të vendit. Sipas tyre, ndërtimi i tubacionit të gazit Fier-Vlorë parashikohet të nisë brenda këtij viti.

Paralelisht, u dha informacion në lidhje me burimet që do të përdoren për depozitën nëntokësore të gazit, që parashikohet të ndërtohet në Dumre.

Një tjetër projekt është edhe ai i ndërtimit të tubacionit IAP, që do të kalojë përmes Shqiprisë, Malit të Zi dhe Kroacisë.

Sipas Shulit, të gjithë projektet për gazifikimin e vendit parashikohet të mbyllen në vitin 2030.

Ola Mitre / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......