Bota Postuar më 21 Qershor 2023, 10:13

Tregu monetar vijon qëndrueshmërinë - Investitorët presin dëshminë e Powell në kongresin amerikan

Nga SCAN TV
Tregu monetar vijon qëndrueshmërinë - Investitorët presin

Tregu monetar vijon qëndrueshmërinë edhe në sesionin e sotëm, sepse investitorët po presin dëshminë e shefit të Rezervës Federale, Jerome Powell, përpara Kongresit amerikan, më vonë gjatë ditës së sotme. Megjithatë, një mbështetje të lehtë, monedha e gjelbër e ka gjetur nga të dhënat pozitive mbi tregun e pasurive të paluajtshme në SHBA. Sipas të dhënave zyrtare, lejet e ndërtimit për shtëpitë familjare u rritën me 21.7%, gjatë majit, ndërsa analistët parashikonin një rritje modeste.

Euro po këmbehet në mbi 1.09 dollarë edhe në sesionin e sotëm, ndërsa paundi britanik po këmbehet me rreth 1.2760 dollarë. Investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në Mbretërinë e Bashkuar, që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme, të cilat do të jenë vendimtare në lidhje me politikën monetare që do të ndjekë Banka e Anglisë të enjten.

Analistët parashikojnë se banka qendrore do të rrisë normën bazë të interesit edhe me 25 pikë bazë dhe kjo do të jetë rritja e 13 me radhë. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin është rritur me rreth 5% në sesionin e kaluar pranë 28 mijë dollarëve, për herë të parë që nga fundi i majit. Ethereum po tregtohet në rreth 1810 dollarë.

SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......