Europa Postuar më 21 Qershor 2023, 10:12

Bursat europiane vijojnë rënien - Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar rriten me 8.7%

Nga SCAN TV
Bursat europiane vijojnë rënien - Inflacioni në

Tregjet europiane janë hapur në rënie të lehtë edhe në sesionin e sotëm, pasi të dhënat mbi inflacionin në SHBA rezultuan më lart se parashikimet e analistëve. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 0.3%, ndërsa shumica e sektorëve janë në territor negativ.

Referuar të dhënave zyrtare, inflacioni vjetor në Mbretërinë e Bashkuar u rrit me 8.7%, gjatë qershorit, në të njëjtin nivel krahasuar me majin. Analistët e anketuar nga Reuters parashikonin një ngadalësim të rritjes së çmimeve në 8.4%. Edhe me bazë mujore, çmimet u rritën me 0.6%.

Këto të dhëna kanë shtuar mundësitë që Banka e Anglisë të rrisë sërish normën bazë të interesit në takimin e së enjtes. Ndërkohë, edhe shumica e tregjeve në rajonin e Azi-Paqësorit patën një tendencë në rënie, për shkak të shqetësimeve në lidhje me ngadalësimin e ekonomisë kineze. Investitorët po presin edhe të dhënat mbi shitjen e automjeteve në Francë, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar.

SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......