10 vjetori i Këshillit të Investimeve, Balluku: Platformë e sukseshme bashkëpunimi qeveri-biznes
Zëvendëskryeministrja Balluku ka përshëndetur në 10 vjetorin e Këshillit të Investimeve, një institucion që e ka quajtur një platformë të sukseshme dialogu mes qeverisë dhe biznesit për një Shqipëri europiane.
Ndër të tjera Balluku tha:
“Vetëm përmes dialogut lindin bashkëpunime të qëndrueshme, vetëm përmes dialogut sigurojmë transparencë dhe përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri
Shqipëria sot nuk ka asnjë krahasim me shqipërinë e 10 viteve më parë, kur ky këshill u formula. Shqipëria e sotme është më afër se kurrë me familjen europiane. Në këtë dekadë një rol të rëndësishëm ka luajtur sipërmarrja vendase dhe e huaj në Shqipëri.
Ky këshill tregon qartësinë e vizionit të qeverisë dhe të kryeministrit Rama për të siguruar një bashkëpunim që garanton një Shqipëri europiane.
Vetëm përmes dialogut me biznesin ne mund të realizojmë vizionin tonë të Shqipërisë Europiane 2030.
Këshilli i Investimeve është shndërruar dalëngadalë në një platformë dialogu mes qeverisë dhe biznesit, për të krijuar një mjedis sa më të mirë për investime.
Ky Këshill ka qenë një ndihmë e madhe për reformat, dhe për këtë dua të falenderoj edhe partnerët e huaj që mundësuan ngritjen e këtij organizmi me të vërtetë efikas”.
Fjala e plotë Zëvendëskryeministres Belinda Balluku, 10-vjetori i Këshillit të Investimeve
Përshëndetje të gjithëve!
Shumë kënaqësi që të marr këtu pjesë sot dhe të kem mundësinë që të mbaj fjalën hapëse. Shikoj shumë miq, kolegë, njerëz me të cilët më ka lidhur puna, më ka lidhur politika dhe mbi të gjitha njerëz me të cilët kam ndarë tryeza të rëndësishme, po e thoja edhe para pak, pasi unë mendoj që vetëm përmes dialogut mund të lindin bashkëpunime të qëndrueshme. Vetëm përmes dialogut, mund të kemi transparencën dhe të përmirësojmë klimën e biznesit në Shqipëri.
Megjithatë unë fjalën time do ta nisja me atë çka tha në këtë video zoti Pedrazi, i cili tha një sentencë që i ka të gjitha brenda. Shqipëria sot nuk ka asnjë krahasim me Shqipërinë e 10 viteve më parë, kur ky Këshill u formua. Sigurisht që vlerësimi vjen në kuadër të aktivitetit të Këshillit të Investimeve, por unë besoj që është një vlerësim që shkon paralel me zhvillimin e përgjithshëm të vendit tonë në këto 10 vite. Një rrugëtim që ka kaluar përmes reformash, reformash të thella shtetformuese, shpeshherë të dhimbshme, por të domosdoshme, mjaft herë të kontestuara, por në pjesën më të madhe të tyre me rezultate të matshme.
Ja ku jemi sot në një Shqipëri krejt tjetër nga ajo që ishte 10 vite më parë, më të zhvilluar, më të sigurt, më moderne dhe sigurisht me një të ardhme shumë më të ndritur, më afër se kurrë më parë me familjen e madhe europiane. Në këtë dekadë sfidash, përpjekjesh, reformash dhe sigurisht arritjesh madhore një rol i rëndësishëm është luajtur nga biznesi vendas dhe ai i huaj dhe marrëdhënia e fortë e bashkëpunimit që qeveria Rama ka vendosur qysh në fillim të mandatit të saj të parë. E them këtë, sepse zyrtarisht Këshilli i Investimeve sot feston 10 vjetorin e krijimit por, kjo punë ka nisur në fillim të mandatit të parë, në muajin shkurt të vitit 2014, vetëm 6 muaj pasi qeveria kishte marrë punën dhe kur kryeministri Rama ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me BERZH, për të përmirësuar dialogun mbi politikat midis sektorit privat dhe qeverisë, me qëllim nxitjen e investimeve vendase dhe të huaja.
Në këtë memorandum ishte parashikuar si hap i parë që BERZH do të ndihmonte në krijimin e Këshillit të Pavarur të Investimeve që do të bashkonte përfaqësues të biznesit dhe vendimmarrës dhe do të këshillonte Këshillin Ekonomik Kombëtar. E theksova këtë fakt për të treguar qartësinë e vizionit të qeverisë dhe të kryeministrit Rama që në momentet e para të marrjes së detyrës. Një qartësi që u kthye shpejt në një strategji afatgjatë për bashkëpunimin, koordinimin me biznesin dhe që ka dhënë e po jep frytet e veta në zhvillimin ekonomik dhe social të qëndrueshëm të Shqipërisë.
Për ne biznesi është motori, është zemra e zhvillimit ekonomik të vendit, këtë e themi të gjithë, pasi e besojmë. Pa një biznes të fuqishëm, të formalizuar, të mbështetur me politika të drejta, nuk mund të ketë rritje të qëndrueshme apo mirëqenie për qytetarët tanë. Ne jemi të vetëdijshëm që çdo vendim që merr qeveria duhet të reflektojë realitetin e tregut dhe sigurisht duhet të reflektojë nevojat e sipërmarrjes, ndaj bashkëpunimi i ngushtë me biznesin është thelbësor. Vetëm përmes këtij dialogu, i cili ka qenë i hapur, ne mund të ndërtojmë një klimë investimesh të qëndrueshme dhe një ekonomi konkurruese në funksion të vizionit tonë për integrimin evropian. Vendimi i kryeministrit për të emëruar në vitin 2017, një Ministër Shteti për Sipërmarrjen ka qenë një tjetër hap i rëndësishëm i qeverisë në kuadër të strategjisë për forcimin e bashkëpunimit dhe partneritetit me biznesin dhe një tregues i seriozitetit tonë në këtë drejtim.
Ndërkaq, Këshilli i Investimeve u konsolidua si pjesë e këtij angazhimi për të forcuar bashkëpunimin me sektorin privat në kontekstin e reformave të thella për mirëqeverisje të tregut dhe të proceseve demokratike, një frymë që u nxit edhe nga procesi i Berlinit, duke përfshirë këtë bashkëpunim edhe rajonal. Këshilli i Investimeve u shndërrua dalëngadalë në një platformë që paraqet një model suksesi të dialogut mes biznesit dhe qeverisë, sektorit privat pra dhe partnerëve, të cilët na kanë ndihmuar në gjithë rrugëtimin tonë për rritjen ekonomike në Shqipëri. Aktiviteti i tij, me mbështetjen fillestare të BERZH dhe të CEI-t dhe më pas me mbështetjen e BERZH dhe të SEKO përbën një shtyllë të rëndësishme të rrugëtimit tonë drejt ndërtimit të një mjedisi më të mirë për investime, më të drejtë, më transparent dhe më konkurrues. Sot Shqipëria ka një vizion të qartë kombëtar, anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ky objektiv kërkon më shumë sesa politika të mira, kërkon bashkëpunim real, institucione të forta dhe një klimë të favorshme për investime. Pikërisht këtu ka luajtur një rol thelbësor Këshilli i Investimeve dhe unë jam e sigurt që këtë rol do të vazhdojë ta luajë edhe në të ardhmen.
Në këto 10 vite janë trajtuar dhjetëra çështje që përfshijnë klimën e biznesit, aksesin në financë për ndërmarrjet e vogla, zhvillimin e sektorit bujqësor dhe sfidat të paparashikuara, siç ishte rasti i tërmetit në vitin 2019 apo i pandemisë në vitin 2020. Këshilli ka qenë gjithmonë aty, i pranishëm, fleksibël dhe i besueshëm. Ka ndërtuar një strukturë unike dialogu të bazuar në fakte, argument dhe përfaqësim të balancuar. Falë këtij bashkëpunimi të sinqertë kemi arritur të thellojmë besimin mes institucioneve dhe sektorit privat, të adresojmë sfida konkrete dhe të ndërtojmë zgjidhje të qëndrueshme, të orientuara drejt integrimit evropian. Në vetvete, Këshilli i Investimeve përfaqëson një forum dialogu të hapur dhe konstruktiv, ku sfidat e investimeve sigurisht, diskutohen me profesionalizëm dhe në mënyrë të strukturuar, një qasje gjithëpërfshirëse që siguron politika të balancuara dhe të zbatueshme. Shpeshherë ne shkruajmë ligje shumë të mira, shkruajmë politika të mira, por që nuk gjejnë zbatim dhe do të na duhet gjithmonë që ti rishikojmë. Dhe vetëm përmes dialogut dhe këtë e them nga eksperienca, mua më ka ndodhur që duke u ulur në tryezë dhe duke diskutuar draftet dhe jo ligjet e bëra fakt, ne kemi nxjerrë ligje të mira dhe të zbatueshme dhe padyshim fusha e energjisë është një nga këto shembuj të cilët me të vërtetë tregojnë bashkëpunimin e ngushtë midis qeverisë dhe sektorit privat, padyshim edhe të gjithë mbështetësve të partnerëve ndërkombëtarë.
Gjithashtu, ky Këshill ka qenë edhe një mbështetje për reformat. Reformat ekonomike që synojnë zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës. Gjej rastin këtu të falënderoj në mënyrë të veçantë bashkëthemeluesit e kësaj nisme, BERZH dhe SEKO për mbështetjen e palëkundur ndër vite. Dua të falënderoj gjithashtu të gjithë përfaqësuesit e institucioneve publike, të biznesit dhe të partnerëve për zhvillim për kontributin e tyre të çmuar në këtë dekadë.
Dua të falënderoj Sekretariatin e Këshillit të Investimeve për rolin e pazëvendësueshëm në mbështetje teknike dhe organizative të këtij procesi. Gjithashtu, duhen falënderuar shoqatat e biznesit për bashkëpunimin intensiv, veçanërisht gjatë proceseve të rëndësishme, si fiskalizimi, përballja me COVID 19, inspektimet dhe vendosja e standardeve.
Sot, pas një dekade pune dhe angazhimi të përbashkët, Këshilli i Investimeve nuk është thjesht një forum diskutimi. Ai është një instrument kyç për politikëbërje të mirë, për ndërtimin e një ekonomie më konkurruese dhe padyshim të qëndrueshme. Angazhimi i Qeverisë Shqiptare është që ky Këshill të mbetet një format i gjallë, i pavarur dhe i përkushtuar ndaj misionit tij dhe në vitet që vijnë. Të vijojmë me këtë frymë bashkëpunimi, transparence dhe përkushtimi për një Shqipëri më të zhvilluar, më të fortë dhe më pranë Bashkimit Evropian.
Urim edhe një herë në 10 vjetorin dhe suksese të mëtejshme për Këshillin e Investimeve!

Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, deklarata të përbashkëta për tregun rajonal dhe energjinë
Në Londër është mbajtur Samiti i Procesit të Berlinit, mes liderave të rajonit dhe atyre të BE. Samiti e kishte fokusin në çështjet e sigurisë, zhvillimit......

Ministri i Bujqësisë Andi Salla, takim me drejtorin rajonal të FAO-s: Angazhim për zhvillimin e sektorit
Në kuadër të Ditës Botërore të Ushqimit dhe 80-vjetorit të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis......

Si po ndryshon industria minerare - Planet e qeverisë drejt njësive të mëdha operuese
Industria minerare është në një fazë ndryshimi madhor, kalimin në një drejtim tjetër, atë të krijimit të njësive të mëdha operuese. Gjatë dy viteve te......

BE disburson 100 milionë euro për Shqipërinë - Renditet vendi me performancën më të mirë në rajon!
Bashkimi Evropian ka disbursuar 100 milionë euro për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, pasi vendi ka përmbushur me sukses......

Me “sytë” vetëm nga shteti për pensionet! - Si mund të sigurojmë të ardhura më të larta në pleqëri? Privati, mbështetje për shtetërorin
Me sytë vetëm nga indeksimi dhe bonusi i fundvitit, por duke harruar që ekzistojnë edhe mënyra të tjera për të përfituar një masë më të lartë pensioni në......

Ministri Salla takon drejtorin rajonal të FAO-së për Evropën dhe Azinë Qendrore
Në kuadër të Ditës Botërore të Ushqimit dhe 80-vjetorit të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis......

Ngarkesat detare në port, ulen kostot për transportuesit - Marrëveshja/ Shkëmbim i të dhënave përmes platformës ASYHUB
Tregtia midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera do të përmirësohet më tej, përmes thjeshtimit të procedurave dhe uljes së kostove. Në vijim të modernizimit......

Sa janë mesatarisht hapësirat e banesave në Shqipëri? Indeksi i Deloitte/ Më të mëdha se në disa qytete evropiane
Indeksi i Pronave i publikuar nga Deloitte sjell të dhëna të detajuara mbi strukturën e banesave të reja në disa qytete europiane. Në të gjithë Europën,......