Konsumatorët rizbulojnë mënyrat e të blerit - Kriza e kostos së jetesës, terren për mallrat e përdorur

Kriza ekonomike, kriza pandemike, kriza inflacioniste dhe në sfondin e përgjithshëm kriza klimatike. Ky kuadër i krizës tashmë ka krijuar zakone konsumi krejtësisht të ndryshme nga ato që ekzistonin para vitit 2010, me ndryshimet që marrin karakter të përhershëm dhe jo të përkohshëm. Konsumatorët po rizbulojnë konceptin e marrëdhënies cilësi - çmim, duke iu drejtuar opsioneve më të lira të produkteve, nuk i kushtojnë më shumë rëndësi markës dhe nuk hezitojnë të blejnë mallra të përdorura, nëse janë të rinovuara apo të certifikuara për funksionimin e duhur të pajisjeve elektronike, apo qofshin ato veshje.
Këto tendenca të reja po shkaktojnë shqetësim në tregtinë me pakicë dhe industrinë tradicionale, pasi në fazën e parë shkaktojnë ulje të konsumit dhe humbje të të ardhurave, por nga ana tjetër krijojnë mundësi të reja biznesi, duke hapur fusha të reja aktiviteti. Sipas anketës më të fundit mbi zakonet e konsumit të familjeve, kriteret kryesore për të zgjedhur një supermarket si dhe një produkt konsumi janë çmimet, ofertat dhe cilësia që vijon në vendin e tretë. Për të fituar mbi konsumatorët, një produkt, sipas të njëjtit hulumtim, duhet të ketë një raport tërheqës cilësi - çmim. Në fakt, analistët e tregut argumentojnë se ky trend nuk është më i përkohshëm, por po bëhet i përhershëm. Sipas tyre shitësit me pakicë po kthehen në industrialistë.
Në kërkim të opsioneve më të favorshme, tashmë konsumatorët janë më pak besnikë ndaj markave, me këtë kriter që renditet shumë poshtë: i 9-ti nga 11 kriteret, për sa i përket zgjedhjes së produkteve të konsumit dhe i 12-ti nga 13 kriteret në zgjedhjen e një dyqani.
Ky trend shfaqet në një mënyrë tjetër dhe në kategori të tjera të tregtisë me pakicë, përtej asaj të sektorit ushqimor. Tregu i pajisjeve elektronike të përdorura, të rinovuara, kryesisht celularë dhe kompjuterë, po fiton gjithnjë e më shumë terren. Me konsumatorët e rinj që janë më të ndërgjegjshëm për mbrojtjen e mjedisit dhe çështjet e ekonomisë rrethore, krijohet terren pjellor edhe për shitjen e rrobave të përdorura. Dy nga grupet kryesore të veshjeve në botë, në fund të fundit, Inditex Zara dhe H&M, kanë krijuar platforma online përmes të cilave konsumatorët mund të shesin dhe blejnë rroba të përdorura.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Athina mbetet destinacioni kryesor turistik në Greqi - Ishujt regjistrojnë performancë të dobët
E ndërsa të ardhurat turistike që arritën në 1.5 miliardë euro deri në prill, në Greqi, tregojnë një rritje 15% krahasuar me 1.3 miliardë euro në 2019 - ën dhe......

Powell rrëzon bursat europiane - Sinjalizon një rrugë të gjatë për të sjellë inflacionin në objektiv
Tregjet europiane po qëndrojnë në rënie edhe në sesionin e sotëm, pasi shefi i Rezervës Federale, Jerome Powell sinjalizoi të tjera rritje të interesave në......

178 milionë euro për një shtëpi - Del në shitje banesa më e shtrenjtë në Dubai
Pallati i Mermerit bie në sy jo vetëm për koston e tij, por edhe për dekorimin e tij “të artë”. Kjo rezidencë 187 milionë euro në Dubai është e dekoruar me......

Lufta teknologjike shumë frontale nga Kina - Pekini përqendron forcat tek Inteligjenca Artificiale
Rivaliteti i Kinës jo vetëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe me Europën dhe vende të tjera si Japonia, është përshkallëzuar për shkak të luftës së......

Komisioni europian kërkon më shumë para nga vendet e BE - Në total synohen 98.8 miliardë euro kontribute nga shtetet anëtare
Komisioni europian kërkon më shumë para për buxhetin e BE – së, meqënëse shumë gjëra kanë ndryshuar nga 2020, kur u ra dakord për kornizën e fundit financiare......

Nis ndërtimi i tunelit më të gjatë nënujor në botë - Funksional në vitin 2029, do të lidhë Danimarkën me Gjermaninë
Ka nisur ndërtimi i tunelit më të madh nënujor në botë, i cili do të lidhë Danimarkën me Gjermaninë nga viti 2029. I ashtuquajturi tuneli ‘Fehmarnbelt’ do të......

Pse biznesi në Kinë po bëhet më i vështirë për kompanitë europiane pavarësisht rihapjes së vendit?!
Bizneset europiane në Kinë kanë filluar ta kenë më të vështirë të operojnë në vend, edhe pasi vendi është rihapur nga Covid, zbuloi Dhoma e Tregtisë e BE-së në......

Çmimet gjermane të energjisë janë aq të larta sa po i shtyjnë kompanitë të zhvendosen!
Çmimet gjermane të energjisë janë aq të larta sa disa kompani po mendojnë të largohen krejtësisht nga vendi, sipas Siegfried Russwurm, kreu i Federatës......