Europa Postuar më 22 Qershor 2023, 10:20

Powell rrëzon bursat europiane - Sinjalizon një rrugë të gjatë për të sjellë inflacionin në objektiv

Nga SCAN TV
Powell rrëzon bursat europiane - Sinjalizon një rrugë të

Tregjet europiane po qëndrojnë në rënie edhe në sesionin e sotëm, pasi shefi i Rezervës Federale, Jerome Powell sinjalizoi të tjera rritje të interesave në vijim. Ai  tha se procesi i kthimit të inflacionit në objektivin prej 2% do të dojë edhe shumë kohë.

Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie të ndjeshme, me 1.2%, ndërsa të gjithë sektorët janë në ngjyrë të kuqe. Sektori i automjeteve dhe ai bankar kryesojnë humbjet, në rënie me rreth 2%. Gjithashtu, investitorët po presin edhe takimin e Bankës së Anglisë, që përfundon ditën e sotme. Analistët parashikojnë gjerësisht se norma bazë e interesit do të rritet me të paktën 25 pikë përqindje, por nuk përjashtohet edhe mundësia për një rritje me 50 pikë.

Të dhënat e publikuara të mërkurën treguan se inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar u rrit me 8.7% muajin e kaluar, në të njëjtin nivel me prillin. Investitorët po presin edhe të dhënat mbi besimin konsumator në Bashkimin Europian për qershorin.

SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 7 Korrik Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan është blerë sot me 82.6 lekë dhe është shitur me 83.6 lekë duke rikuperuar pikë nga java e kaluar sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 7 Korrik Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan është blerë sot me 82.6 lekë dhe është shitur me 83.6 lekë duke rikuperuar pikë nga java e kaluar sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......