Shqipëria Postuar më 21 Qershor 2023, 14:41

Pse nuk funksionuan pajisjet elektronike në zgjedhje? - KQZ, tender 4.5 milionë lekë për verifikimin e problematikave

Nga SCAN TV
Pse nuk funksionuan pajisjet elektronike në zgjedhje? - KQZ, tender 4.5

Rreth 4.5 milionë lekë pritet të kushtojë shërbimi për verifikimin e shkaqeve të mosfunksionimit të pajisjeve të identifikimit elektronik në disa qendra votimi në zgjedhjet vendore të 14 majit të këtij viti.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shpallur thirrjen për tender ku objekti i kontratës është me marrëveshje kuadër, pra me disa operatorë ekonomik ku kërkohen kompani ose ekspertë për të kryer verifikimin e PEI, të cilat janë përdorur për organet e qeverisjes vendore.

Në dokumentet e tenderit theksohet se operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për shërbimet e mëparshme të ngjashme me objektin e prokurimit, të kryera gjatë tre viteve të fundit nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës, në një vlerë sa 20% e vlerës së fondit limit të kontratës që po prokurohet.

Kohëzgjatja e kontrtës ose marrëveshjes kuadër ka një afat kohor prej 25 ditësh dhe se afati i fundit për paraqitjen dhe hapjan e ofertave në 30 qershor. PEI ose Pajisja e identifikimit elektronik me nënshkrim biometrik është  përdorur për  herë të parë në zgjedhjet e vitit 2021 në Shqipëri në të gjithe vendin, si dhe ne zgjedhjet e pjesshme te vitit 2022.

Aparati biometrik portativ VIU është një lexues gishti që është pajisur me softëare ABIS front-end & backend. Aparati përdor një skaner gishti për një prekje. Ai ka një ekran me cilësi të lartë 10 inç dhe printon fletë konfirmime nga një printer termik i brendshëm. Aparati konfirmon transaksionet, ka ruajtje të të dhënave, përdor kodifikim, certifikata digjitale dhe menaxhon të dhënat përmes nënshkrimeve digjitale.

Diamila Leka/ SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......