Sa licenca për prodhim kanabisi mund të miratojë Shqipëria? - Detajet e projektit/ Sipërfaqja maksimale për kultivim 10 hektarë

Kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale tashmë do të jetë i lejuar edhe në vendin tonë. Në projektligjin e hartuar nga qeveria, detajohet mënyra se si do të funksionojë kjo industri dhe kriteret mbi bazën e të cilave do të jepen licencat për operatorët e interesuar. Kështu, sipas nenit 13 të projektligjit, të depozituar për diskutim në komisionet parlamentare, “Licenca përcakton një ose disa njësi për të cilat subjekti ka plotësuar kriteret.
Nëse subjekti licencohet për më shumë se një njësi, ato duhet të jenë kufitare me njëra-tjetrën dhe, në çdo rast, jo më shumë se 4 njësi, në të njëjtën licencë.” Po në këtë nen specifikohet se “licenca për aktivitetin e kultivimit jepet vetëm në sipërfaqe të hapura, të mbuluara ose sera.
Sipërfaqja e njësisë së licencës të aktivitetit për kultivim të cannabis-it për qëllime mjekësore nuk mund të jetë më e vogël se 5 hektarë dhe jo më e madhe se 10 hektarë.” Ndërkohë që sipërfaqja totale e lejuar për kultivimin e bimës së cannabis-it për qëllime mjekësore nuk mund të jetë më e madhe se 200 hektarë në rang kombëtar.
E thënë ndryshe nëse licenca do të merret për njësi të ndara, duke marrë në konsideratë limit minimal dhe maksimal të sipërfaqes së kultivimit prej, në total mund të jepen 20 deri në 40 të tilla. Megjithatë në draftin e konsultimeve të dokumentit, thuhet se nuk ka se specifikime mbi numrin maksimal të licencave që do të jepen, pasi nuk mund të parashikohet numri i personave të interesuar dhe niveli i përmbushjes së kushteve nga ata që ndikon në dhënien ose refuzimin e licencës.
Licenca jepet për një ose disa veprimtari, për një periudhë 15-vjeçare, me të drejtë rinovimi me kërkesë për secilin nga aktivitetet dhe bazuar në procedurën përzgjedhëse të organizuar nga Agjencia që do të monitorojë gjithë industrinë. Çdo 3 vjet, kushtet e licencës rivlerësohen nga Agjencia, e cila, nëse konstaton mospërmbushjen e kushteve dhe kritereve, propozon, sipas rastit, pezullimin ose shfuqizimin e licencës apo i kërkon subjektit plotësimin e kushteve brenda një afati 30-ditor.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

‘Pastrimit të Parave’ po i ‘spastrohen’ punonjësit - Në Kuvend nisma për ndryshimin e pagave për DPPPP
Institucionet publike po përballen gjithashtu me mungesën e profesionistëve, kjo edhe për shkak se sektori privat shfaqet më konkurrues në aspektin e trajtimit......

ISHP tender 5.1 milionë lekë për mirëmbajtjen stacionare të ajrit - Operatori Ekonomik duhet të kryej proceset ekzaminuese, testuese dhe ndërhyrje për riparim
Instituti i Shëndetit Publik ka hapur procedurë prokurimi me objekt marrëveshje “Shërbim i mirëmbajtjes së stacionarëve të ajrit” dhe me fond limit rreth 5.1......

Sa na ka kushtuar rritja e çmimeve? - Shqiptarët konsumuan 742 euro për frymë më shumë gjatë 2022-shit. “Fatura”, më e kripur se në BE
Rreth 5200 euro për frymë vlerësohet nga Eurostat konsumi i një shqiptari mesatarisht për vitin 2022. Shifra fiksohet në 5178 euro për frymë, nga 4436 euro për......

Pse nuk funksionuan pajisjet elektronike në zgjedhje? - KQZ, tender 4.5 milionë lekë për verifikimin e problematikave
Rreth 4.5 milionë lekë pritet të kushtojë shërbimi për verifikimin e shkaqeve të mosfunksionimit të pajisjeve të identifikimit elektronik në disa qendra votimi......

Konsumatorët rizbulojnë mënyrat e të blerit - Kriza e kostos së jetesës, terren për mallrat e përdorur
Kriza ekonomike, kriza pandemike, kriza inflacioniste dhe në sfondin e përgjithshëm kriza klimatike. Ky kuadër i krizës tashmë ka krijuar zakone konsumi......

Athina mbetet destinacioni kryesor turistik në Greqi - Ishujt regjistrojnë performancë të dobët
E ndërsa të ardhurat turistike që arritën në 1.5 miliardë euro deri në prill, në Greqi, tregojnë një rritje 15% krahasuar me 1.3 miliardë euro në 2019 - ën dhe......

Powell rrëzon bursat europiane - Sinjalizon një rrugë të gjatë për të sjellë inflacionin në objektiv
Tregjet europiane po qëndrojnë në rënie edhe në sesionin e sotëm, pasi shefi i Rezervës Federale, Jerome Powell sinjalizoi të tjera rritje të interesave në......

178 milionë euro për një shtëpi - Del në shitje banesa më e shtrenjtë në Dubai
Pallati i Mermerit bie në sy jo vetëm për koston e tij, por edhe për dekorimin e tij “të artë”. Kjo rezidencë 187 milionë euro në Dubai është e dekoruar me......