Shqipëria Postuar më 21 Qershor 2023, 14:43

‘Pastrimit të Parave’ po i ‘spastrohen’ punonjësit - Në Kuvend nisma për ndryshimin e pagave për DPPPP

Nga SCAN TV
‘Pastrimit të Parave’ po i ‘spastrohen’

Institucionet publike po përballen gjithashtu me mungesën e profesionistëve, kjo edhe për shkak se sektori privat shfaqet më konkurrues në aspektin e trajtimit financiar të tyre.

Ashtu si Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Infomacionit që ankohej kohë më parë se nuk ishte koonkurrues me tregun për të mbajtur punonjësit, e njëjta problematikë konstatohet edhe me Drejtorinë e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave.

Për këtë qëllim, deputeti Klevis Xhoxhi ka depozituar në Kuvend një projektligj që parashikon ndryshime rrënjësore në mënyrën si rekrutohen dhe si trajtohen financiarisht punonjësit dhe titullarët e Drejtorisë së Përgjithëshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithëshme të Parandalimit të Parave tha se ka pasur shumë largime për shkak të nivelit shumë të ulët pagash.

Projektligji i propozuar nga Xhoxhi parashikon edhe ndryshimin e emërtimit të institucionit si edhe raportin e tij me institucionet shqiptare por veçanërisht me ato ndërkombëtare.

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat