ISHP tender 5.1 milionë lekë për mirëmbajtjen stacionare të ajrit - Operatori Ekonomik duhet të kryej proceset ekzaminuese, testuese dhe ndërhyrje për riparim

Instituti i Shëndetit Publik ka hapur procedurë prokurimi me objekt marrëveshje “Shërbim i mirëmbajtjes së stacionarëve të ajrit” dhe me fond limit rreth 5.1 milionë lekë pa TVSH.
Lloji i procedurës së prokurimit është e hapur e thjeshtuar me mjete elektronike, shërbime, dhe marrëveshje kuadër me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara me afat mujor 12 muaj. Ndërkohë afati i fundit për paraqitjen hdhe hapjen e ofertave është data 4 korrik të këtij viti.
Fillimisht Operatori Ekonomik duhet të kryejë proceset ekzaminuese, testuese dhe nëse do të jetë rasti dhe ndërhyrjen për riparimin dhe rikthimin e njësive stacionare të ajrit në kushte funksionale drejt aplikimit të tyre duke garantuar siguri, funksionalitete, aplikueshmëri dhe aksesueshmëri.
Shërbimi i mirëmbajtjes parandaluese duhet të kryer për të parandaluar defektet që lidhen me përdorimin e pajisjeve Stacionare të Ajrit dhe pjesëve përbërëse të saj, për të ruajtur sistemin e pajisjeve në gjendjen e duhur të funksionimit, për të siguruar cilësinë dhe besueshmërinë e rezultateve, për të evidentuar gjendje të tilla si vjetrimi apo përkeqësimi i performancës së pajisjes.
Sipaskritereve përcaktuese në Dokumentet e Tenderit, ndërhyrjet duhet të synojnë nxjerrjen në pah të të gjitha situatave të rrezikut të mundshëm dhe të identifikojnë veprimet korrigjuese me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë së paisjes, duke marrë parasysh kushtet specifike mjedisore dhe operative në të cilat ato operojnë me pajisjet dhe karakteristikat individuale të projektimit dhe ndërtimit të tyre, duke iu referuar periudhës së vendosjes së tyre në treg.
Në lidhje me çdo mospërputhje të zbuluar gjatë zbatimit të kontrolleve dhe sipas nivelit të rrezikut të identifikuar, i Kontraktuari do të paraqesë raport të hollësishëm teknik tek Kontraktuesi.
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

Sa na ka kushtuar rritja e çmimeve? - Shqiptarët konsumuan 742 euro për frymë më shumë gjatë 2022-shit. “Fatura”, më e kripur se në BE
Rreth 5200 euro për frymë vlerësohet nga Eurostat konsumi i një shqiptari mesatarisht për vitin 2022. Shifra fiksohet në 5178 euro për frymë, nga 4436 euro për......

Pse nuk funksionuan pajisjet elektronike në zgjedhje? - KQZ, tender 4.5 milionë lekë për verifikimin e problematikave
Rreth 4.5 milionë lekë pritet të kushtojë shërbimi për verifikimin e shkaqeve të mosfunksionimit të pajisjeve të identifikimit elektronik në disa qendra votimi......

Konsumatorët rizbulojnë mënyrat e të blerit - Kriza e kostos së jetesës, terren për mallrat e përdorur
Kriza ekonomike, kriza pandemike, kriza inflacioniste dhe në sfondin e përgjithshëm kriza klimatike. Ky kuadër i krizës tashmë ka krijuar zakone konsumi......

Athina mbetet destinacioni kryesor turistik në Greqi - Ishujt regjistrojnë performancë të dobët
E ndërsa të ardhurat turistike që arritën në 1.5 miliardë euro deri në prill, në Greqi, tregojnë një rritje 15% krahasuar me 1.3 miliardë euro në 2019 - ën dhe......

Powell rrëzon bursat europiane - Sinjalizon një rrugë të gjatë për të sjellë inflacionin në objektiv
Tregjet europiane po qëndrojnë në rënie edhe në sesionin e sotëm, pasi shefi i Rezervës Federale, Jerome Powell sinjalizoi të tjera rritje të interesave në......

178 milionë euro për një shtëpi - Del në shitje banesa më e shtrenjtë në Dubai
Pallati i Mermerit bie në sy jo vetëm për koston e tij, por edhe për dekorimin e tij “të artë”. Kjo rezidencë 187 milionë euro në Dubai është e dekoruar me......

Lufta teknologjike shumë frontale nga Kina - Pekini përqendron forcat tek Inteligjenca Artificiale
Rivaliteti i Kinës jo vetëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe me Europën dhe vende të tjera si Japonia, është përshkallëzuar për shkak të luftës së......

Komisioni europian kërkon më shumë para nga vendet e BE - Në total synohen 98.8 miliardë euro kontribute nga shtetet anëtare
Komisioni europian kërkon më shumë para për buxhetin e BE – së, meqënëse shumë gjëra kanë ndryshuar nga 2020, kur u ra dakord për kornizën e fundit financiare......